Vetingu, PD i dorëzon 28 amendamente Komisionit të Reformës në Drejtësi

Shqipëria

Vetingu, PD i dorëzon 28 amendamente Komisionit të Reformës në Drejtësi

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:22
Komisioni pë Reformë në drejtësi

Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi amendamentet e plota të ligjit për vetingun. 27 amendamente që kanë të bëjnë me 7 çështje janë hartuar nga PD-ja, e cila ka deklaruar pak ditë më parë se ligji aktual i propozuar paraqet probleme të thella me Kushtetutën, ndërsa i hap rrugën kontrollit të qeverisë mbi organet e drejtësisë.

“Roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), sjell kontroll tërësor të qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësim. Organet e reja të vetingut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të qeverisë, si p.sh. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Opozita thekson se teksti i projektligjit nuk detajon procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të vetingut, si dhe procesin e vlerësimit të kandidaturave.

“Projektligji cenon barazinë përpara ligjit të sanksionuar në nenin 18 të Kushtetutës, standardet e procesit të rregullt ligjor, të sanksionuar në nenin 42/2 të Kushtetutës, si dhe parimin e llogaridhënies së organeve kushtetuese, si element thelbësor i shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat