“Largohu menjëherë bashkë me ‘dhitë’ nga parcelat”, SMS –ja që inspektori i dërgoi kultivuesit të kanabisit

Shqipëria

“Largohu menjëherë bashkë me ‘dhitë’ nga parcelat”, SMS –ja që inspektori i dërgoi kultivuesit të kanabisit

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:24
Ilustrim

Edvin Meko, Inspektori i policisë së Kolonjës jo vetëm që ishte kultivues i kanabisit në zonën Qinam – Radovickë, por edhe lajmëronte kultivuesit e tjerë për kontrollet e policisë.

Sipas hetimit tremujor të prokurorisë dhe SHÇBA, ai bashkëpunonte me disa kultivues të tjerë.

Pakti ishte që t’i njoftonte sa herë policia kryente operacione antikanabis, në mënyrë që të mos kapeshin, duke u çuar SMS.

Një prej mesazheve është nisur ditën kur FNSH nga Tirana shkuan në parcelat me kanabis të Mariglen Nuredinit.

“Largohu menjëherë së bashku me ‘dhitë’ nga parcelat. Hidhi të gjitha çfarë ke aty. Mos lër asgjë të dyshimtë”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat