Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 07:59
Moti

Moti dominohet nga kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave, kryesisht në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime e vranësira të lehta në bregdet ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat e ulëta por kryesisht në zonat malore lindore.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi maksimale deri 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat