Shperthen ish kryeministri Berisha :“Në fshatin ku u mbytën dy të rinj s’ka ujë, sepse me të vaditet kanabisi”

Shqipëria

Shperthen ish kryeministri Berisha :“Në fshatin ku u mbytën dy të rinj s’ka ujë, sepse me të vaditet kanabisi”

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:54
Berisha

Dy të rinj u mbytën në rezervuarin e fshatit Qatrom të Korçës disa ditë më parë.

Sot emri i këtij fshati përmendet tek denoncimi i atij që ish-kryeministri Sali Berisha e quan “qytetari dixhital”.

Në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se në këtë fshat mungon uji sepse burimi përdoret për të vaditur kanabisin.

STATUSI I BERISHËS:

Mungesen e ujit ne fshatin Qatrom ku u mbyten dy te rinjte si dhe marrjen e burimeve ujore per te vaditur Kanabisin, indiferencen totale te pushtetit me gjithe ankesat e banoreve!

sb “pershendetje doktor! duke mos qene natyre e lajkave servilizmave apo frikese,duke u zhgenjyer jashtezakonisht nga shperblimi I punes time gjithe keto kohe ne kete shtet mizerje,duke mos patur besim ne asnje organ shteteror te cilet perpiqen tna mbyllin gojen me lemoshe,gjeta si zgjidhje te drejtoj tek ju shqetesimin tim.besoj se edhe ju e keni degjuar lajmin e hidhur te mbytjes te dy djemeve ne Qatrom te Korces.

pasi ceshtja I kaloi prokurorise dhe duart e pushtetareve ishin qartazi te llumbosura, familjeve te 17­vjecareve ju mbyll goja me 1mln leke te reja si dhe me shpenzimet e funeralit.(I falenderojme pushtetaret. e ne raste te tilla ua shperblefshim) keta djem u mbyten ne nje grope me uje ,ne nje fshat qe ska uje. po po! atje prej dy muajsh ska uje te pijshem.arsyeja? epo fidanet e canabisit te mbjella ne zonat perreth duan uje.e si thoni ju? te leme te thahen bimet e tu japim uje te pime ata njerez hallexhinj? le te pine qumesht ata njerez,aty qumeshti shitet shumee me lire se uji.

Letrat ne bashki,peticionet e protestat sna dhane zgjidhje,disa hapen puse,po nuk I kemi te gjithe te afermit jashteshtetit qe tna dergojne leket te hapim edhe ne. Indinjata dhe dhemshuria per bashkefshataret e mij ,pamundesia per ti ndihmuar per ti zgjidhur sadopak problemet me shtyn tju dergoj ju kete SMS.

duke pritur qe ju mos te qendroni heshtur para fjaleve te mija,qe perfaqesojne shqetesimin e gjithe banoreve. do isha shumee falenderuese nese do merrja nje sinjal se fjalet e mia skane rene ne vesh te shurdher.te pakten te kuptojne pushtetaret se jo te gjitheve mund tju mbyllet goja e syte me nje cope buke! Banore e fshatit Qatrom,Korce!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat