Denoncimi - Shtylla rrezikon banesat në Bathore

Shqipëria

Denoncimi - Shtylla rrezikon banesat në Bathore

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:30
Shtylla

Një shtyllë energji është duke u rrëzuar fare pranë një banese në zonën e Bathores në kryeqytet.

Qytetari denoncon rastin në Ora News, duke deklaruar se ka bërë ankesë prej rreth një muaji praninë kompanisë CEZ dhe nuk është marrë ende asnjë masë.

Banori thotë se rrezikohet shtëpia e tij, e cila ndodhet rrugën “Rrogozhina” në zonën e Bathores.

“Kemi telefonuar tek Cez ka me shumë se një muaj dhe nuk kanë ardhur fare për ta parë. Tani ka lëvizur me shumë. Gati po rrezohet rrezikojmë shtëpitë dhe banorët në Bathore Rruga Rrogozhina”, shkruan banori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat