Beqaj: Ekipi po bën maksimumin për të përmbushur premtimet e 2013

Shqipëria

Beqaj: Ekipi po bën maksimumin për të përmbushur premtimet e 2013

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 22:17
Beqaj në kampin e Jales

Dita e dytë e Akademisë Verore të FRESSH ka qenë intensive për të rinjtë në kampin e Jales, ku i ftuar ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, thuhet në një deklaratë për mediat nga PS pasditen e së dielës.

“Pas diskutimit mbi të majtën dhe parimet e saj me deputeten Olta Xhaçka, i ftuari i radhës ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Përpara rreth  500 të rinjve socialistë Beqaj u shpreh krenar për forumin rinor duke thënë  se FRESSH është një forcë e madhe për PS”.

Duke folur mbi reformat e qeveris?, Beqaj u shpreh besimplotë se këto reforma janë në shërbim të shtetndërtimit.

Ndërsa si koordinator i Programit të PS, Beqaj u shpreh se puna në qeveri s’është aspak e lehtë, por ekipi po jep maksimumin për të përmbushur premtimet e bëra në 2013, si dhe po reflektohet për çka mund të bëhet më mirë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat