Kathimerini: Bisedimet Shqipëri-Greqi drejt fundosjes

Shqipëria

Kathimerini: Bisedimet Shqipëri-Greqi drejt fundosjes

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:56
ilustrim

Udhërrëfyesi i rënë dakord qershorin e kaluar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të përmirësuar lidhjet dypalëshe duket drejt fundosjes, sipas burimeve diplomatike në Athinë, të cilat paralajmërojnë se nëse bisedimet nuk nisin në mënyrë të shpejtë, plani mund të shpërbëhet.

Gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruan se çështjet kryesore ku ndahen dy vendet përfshijnë trajtimin e pakicës etnike greke në Shqipëri, një mosmarrëveshje të pazgjidhur për kufirin detar dhe kërkesën e Tiranës për kompensimin për anëtarët e komunitetit çam, që u dëbuan nga Greqia në Luftën e Dytë Botërore. Greqia ka hedhur poshtë prej kohësh kërkesën, duke pretenduar se çamët që jetojnë në vend ishin bashkëpunëtorë të nazistëve.

Burime diplomatike ia atribuojnë ngecjen në bisedime, problemeve në frontin e brendshëm një pjesë, por kryesisht tek retorika nacionaliste që buron nga qeveria e Edi Ramës në Tiranë, e cila ka krijuar tensione të freskëta si me Greqinë dhe Serbinë, raporton BW.

Mosmarrëveshjet kanë lindur edhe me Turqinë, mbi kërkesën e saj për mbylljen e shkollave myslimane të lidhura me klerikun turk Fethullah Gulen, i cili sipas Ankarasë qëndron pas përpjekjes për grusht shteti të dështuar në korrik.

Autoritetet në Greqi janë të shqetësuara se bashkëpunimi i Ramës me çamët do të pengojë përpjekjet e normalizimit, sidomos duke pasur parasysh faktin se Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme verën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat