Shqipëria e rrezikuar - Tërmetet, banesat më të rrezikuara

Shqipëria

Shqipëria e rrezikuar - Tërmetet, banesat më të rrezikuara

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:46
ilustrim

Shqipëria konsiderohet një vend me aktivitet të lartë sizmik, çka do të thotë se është i rrezikuar nga tërmetet.

Rexhep Koçi, sizmolog: Në Ballkan, është një nga vendet më sizmikë duke u llogaritur mbas Turqisë dhe Greqisë, pastaj vijmë ne si për numër ngjarjesh sizmike, por edhe si numër me magnitudë të lartë.

Por, sa të sigurta janë ndërtimet në Shqipëri? Ndërtuesit shpjegojnë se më të rrezikuara janë ndërtimet e para viteve ’90, të cilat nuk janë mirëmbajtur dhe ku janë bërë ndërhyrje pa projekt. Për ndërtimet e reja, ata shprehen se siguria është më e lartë, pasi në pjesën dërrmuese të tyre janë zbatuar standardet e ndërtimit, të njohura ndryshe si eurokodet.

Arben Dervishi, përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve: Edhe brenda këtyre ndërtimeve që janë bërë pas viteve ’90 ka ndërtues, të cilët i kanë bërë pa projekte. Ku është bërë pa projekt, natyrisht do të mund të ketë probleme. Nuk mund ta thotë asnjë njeri të sigurt se do të ketë problem një objekt. Një objekt i cili zbaton normat ose Eurokodet është imun karshi lëkundjeve sizmike. Kurse ndërtimet para ’90, sidomos ndërtimet me mur tulle, të cilat kanë pësuar ndërhyrje nga qytetarët për të hapur dyqane, janë të rrezikuara.

Por sa me përpikëri i zbatojnë firmat e ndërtimit projektet e miratuara, për të cilat kanë marrë edhe leje?

Dervishi: Në përgjithësi, firmat sot nuk bëjmë shmangie nga projekti strukturor. Pra ka ikur ajo kohë kur heqin ndonjë shufër hekuri. Mbi të gjitha ata mbajnë përgjegjësi ligjore për ndërtimin që kanë bërë.

Materialet e ndërtimit janë një tjetër element përcaktues për cilësinë e një ndërtimi.

Dervishi: Cilësia e materialeve të ndërtimit këtu tek ne ka ardhur duke u rritur. Kontrollet e njëpasnjëshme që bën shteti dhe privati, të cilat nuk lejojnë kompanitë. Dy janë materialet kryesore janë betoni dhe çeliku.

Sipas të dhënave të Institutit të statistikave, në Shqipëri numërohen sot mbi 1 milionë banesa, ku Tirana ka numrin më të madh të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat