Deputetët e PS të Portugalisë, Joao Torres dhe Ivan Gonçalves, në kampingun e LRI-së në Jalë

Shqipëria

Deputetët e PS të Portugalisë, Joao Torres dhe Ivan Gonçalves, në kampingun e LRI-së në Jalë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 16:09
Kampingu i LRI-t në Jalë

Deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, Joao Torres dhe Ivan Gonçalves kanë qenë sot në Kampingun e LRI-së në Jalë, ku kanë dhëne edhe një intervistë për mediat.

Në intervistë, deputeti i PS të Portugalisë, Joao Torres, e cilësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Lëvizjes Rinore për Integrim edhe në arenën ndërkombëtare.

“Unë mendoj se roli i LRI në arenën ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm. Ju tashmë keni Zv. Presidentin në Internacionalen e te Rinjve Socialiste. Evropa, në fakt e gjithë bota, po përballet me probleme të mëdha dhe të ndryshme. Ne kemi një sërë sfidash si socialdemokratë dhe e vetmja rrugë për t’u përballuar me këto probleme është duke forcuar marrëdhëniet tona, ndërmjet vendeve ashtu dhe marrëdhëniet midis kulturave dhe organizatave. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta bërë bashkëpunimin tonë më të fortë midis forumit portugez dhe LRI-së. Ne jemi të gatshëm për të përkrahur organizatën tuaj në këtë rol të rëndësishëm që po luani dhe do luani në të ardhmen”, theksoi Torres.

I pyetur se cili do të ishte mesazhi i tij për gjithë të rinjtë shqiptarë, deputeti i PS të Portugalisë u shpreh se të rinjtë kurrë nuk duhet të dorëzohen, por duhet të vazhdojnë të luftojnë për lirinë, barazinë dhe për një botë më të mirë. Deputeti Torres deklaroi se kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Besoni në bukurinë e ëndrrës tuaj, besoni në bukurinë e ëndrrës tonë si socialistë dhe socialdemokratë dhe kurrë mos u dorëzoni, vazhdoni të luftoni për lirinë, barazinë dhe së bashku ne mund të kemi një botë më të mirë, një Evropë më të mirë. Kjo është arsyeja pse ne jemi në Shqipëri dhe ju falënderojmë shumë që na ftuat. Mendoj se çdo i ri në Evropë duhet të luftojë, sepse ne nuk duhet të jemi një gjeneratë si ajo e shkuara. Kjo është e vështirë, sepse ne duhet të luftojmë shumë dhe kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI”, u shpreh Joao Torres.

Ndërsa pyetjes si e shikoni rolin e LRI-së me atë çfarë keni parë këto ditë, por edhe me bashkëpunimin që keni pasur deri më tani, debuteti, Ivan Gonçalves u shpreh se “Kjo është një sfidë e re dhe kërkon që të rinjtë të përfshihen në politikë. Por, sfida më e madhe është hyrja në Bashkimin Evropian, pra ne kemi sfida të përbashkëta. Por, ne duhet të punojmë për një Evropë më të mirë, prandaj duhet që të përfshish të rinjtë në politikë dhe ju po e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe besoj që ju jeni organizata rinore më e madhe në Shqipëri. Dhe po e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe për organizatat e tjera rinore socialiste në Evropë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat