Xhaçka: Rama, i vetmi kryetar që sfidohet; vetëm PS ka debat të brendshëm

Shqipëria

Xhaçka: Rama, i vetmi kryetar që sfidohet; vetëm PS ka debat të brendshëm

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 14:30
Olta Xhaçka

Në ditën e dytë të Akademisë Verore të FREESH leksionin e ka mbajtur deputetja Olta Xhaçka, si përfaqësuese e Fondacionit Qemal Stafa, bashkëorganizator i kësaj akademie, ku foli për ideologjitë që udhëheqin partitë dhe procesin e politikë-bërjes. Ajo theksoi se kriza globale financiare që nisi me Lehman brothers dhe gjunjëzoi disa nga ekonomitë më të fuqishme globale vuri në diskutim shumë parime dhe dogma dhe risolli në vëmendje pyetje shekullore mbi modelin më të mirë të organizimit të shoqërive dhe rolit të shtetit.

Xhaçka, e cila është dhe kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, theksoi se “vlerat dhe parimet e kohës sonë janë vlerat dhe parimet e demokracisë sociale dhe ky është avantazhi i Partisë Socialiste dhe Programit të saj qeverisës. Në Partinë Socialiste besojmë se merita dhe talenti duhet të përcaktojnë suksesin. Besojmë tek barazia e mundësive dhe trajtimi i barabartë për të gjithë pavarësisht gjinisë, fesë, racës etj, besojmë tek shteti i së drejtës dhe barazia sociale; besojmë se shteti që duam duhet të nxisë të aftin ashtu siç duhet të mbrojë të dobëtin. Besojmë tek solidariteti si një çështje e identitetit të përbashkët social apo kombëtar që e ka burimin tek vlerat e përbashkëta.”

Pyetjeve të të rinjve për debatin në Partinë Socialiste, deputetja Xhaçka ju përgjigj se PS është e vetmja parti që zhvillon debat të brendshëm dhe konstruktiv për mënyrën si drejtohet, vendime dhe zhvillime të rëndësishme në Partinë Socialiste. “Demokracia është hegjemonia e shumicës” u shpreh ajo, dhe këto debate shuhen gjithnjë me votë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat