PD: Ja institucionet dhe bashkitë e Ramës që dhanë 12 mld lekë për Sadri Abazin në një vit

Shqipëria

PD: Ja institucionet dhe bashkitë e Ramës që dhanë 12 mld lekë për Sadri Abazin në një vit

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:58
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa

Eshtë zbardhur sot nga PD, lista e plotë e institucioneve shtetërore dhe bashkive që kanë dhënë 12 miliardë lekë për biznesmen – deputet të PS-së, Sadri Abazin.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, deklaroi se: “ka një angazhim total të institucioneve, ministrive e bashkive të Edi Ramës për të dhënë miliona për Sadriun. 12 miliardë lekë ka marrë për një vit, një shumë që do të mjaftonte si pagesë papunësie për 15 mijë familje në Dibër”.

Ja disa nga dorovitjet, siç u shpreh ajo, për një vit:

OSHE, 940 milionë lekë për Sadriun

Ministria e Mirëqënies, 440 milionë lekë

Drejtoria e rrugëve, 562 milionë lekë

Bashkia Kavajë, 1 miliardë e 390 milionë lekë

Bashkia Patos, 120 milionë lekë

Bashkia Peqin, 180 milionë lekë

Bashkia Pukë, 230 milionë lekë

Bashkia Librazhd, 84 milionë lekë

Bashkia Librazhd, 480 milionë lekë

Bashkia Tiranë, 1 miliardë e 840 milionë lekë

Bashkia Dibër, 870 milionë lekë

Bashkia Dibër sërish, 1 miliardë e 720 milionë lekë

Sërish Bashkia Dibër, 780 milionë lekë

“Në të gjitha rastet, oligarku i Ramës paraqitet me ofertën më të lartë. Merr gjithë fondin e vënë në dispozicion. Nuk ka garë, kushdo që paraqitet përballë tij skualifikohet. Shumë prej tyre Sadriu i kap si operator i vetëm.

Vetëm në Dibër për një vit Sadriu ka marrë 3 miliardë lekë, pra ka marrë të gjithë buxhetin e Bashkisë.

Merr paratë e dibranëve, dhe shkon sot atje për tu marrë dhe votën, për ta blerë atë ku të mundet sepse ai është i përbuzur nga cdo dibran.

Kjo është fatura e korrupsionit e Edi Ramës me Sadriun e tij vetëm për një vit.

Se kjo është skema e tij; pasuritë dhe paratë e shqiptarëve për vete, ndërsa për popullin, burgun, varfërinë dhe emigracionin.

Ky sundim oligarkësh do të bjerë shumë shpejt. Dibra do të clirohet e para me 11 shtator, e më pas gjithë vendi.

Shqipëria do të jetë më mirë pa hajdutët e Ramës. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”,- përfundoi Zhupa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat