Tërmeti në Itali, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Erjon Toros

Shqipëria

Tërmeti në Itali, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Erjon Toros

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 08:55
Erjon Toro

Mbërriti mëngjesin e sotëm në Shqipëri trupi i pajetë i Erjon Toros, viktimës shqiptare në tërmetin që goditi më 24 gusht Italinë Qendrore.

Arkivoli i 34-vjeçarit ka mbërritur rreth orës 08:30 në portin e Vlorës nga Brindisi dhe do të dërgohet në vendlindjen e tij, fshatin Kurjan të Roskovecit, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Shpenzimet për kthimin e tij në atdhe do të mbulohen tërësisht nga qeveria shqiptare. Ambasada shqiptare në Romë ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e duhur për të riatdhesuar trupin e të ndjerit.

Ndërkohë, vijon të jetë e shtruar në spitalin e Akuilës bashkëshortja e të ndjerit, Elsa Toro. Gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Erjon Toro ishte djali i vetëm i një familje me 5 anëtarë dhe jetonte në Itali me familjen e tij që prej 16 vjetësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat