Jeta shqiptare e muxhahedinëve

Shqipëria

Jeta shqiptare e muxhahedinëve

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 16:45
Sharjar Qiomanish

Të përndjekur nga një regjim gjakatar, siç e cilësojnë ata situatën në Iran, muxhahedinët e mbërritur në Shqipëri shohin një tjetër realitet.

Sharjar Qiomanish është një inxhinier kompjuterash që ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Këtu në kamp kalojmë shumë mirë. Stafi është i mrekullueshëm. Ne iranianët jemi një popull që e duam demokracinë dhe Shqipëria për ne është një vend i tillë. Kur të çlirohet Irani, unë dua të kthehem atje, por edhe këtu më pëlqen shumë. Falenderojmë qeverinë, por edhe popullin shqiptar që na hapi dyert”, shprehet Qiomanish.

Biseda me një grua muxhahedine, me profesion mësuese anglishteje, bëhet edhe më e vështirë kur ajo rrëfen masakrat që ka parë nga afër.

“Shumë ekzekutime do të mbeten gjatë në memorien time. Ndaj kam një falenderim të veçantë për qeverinë dhe popullin shqiptar. Unë këtu kam ardhur vetëm pasi babai dhe nëna më kanë vdekur, ndërsa vëllai është në Iran. Kur të çlirohet vendi ynë, ne do të ftojmë qeverinë shqiptare, por edhe popullin shqiptar të vijnë të vizitojnë edhe ata vendin tonë”, thotë Sahara Bayat. 

Në pritje të procedurave të statusit të azilantit, muxhahedinët qëndrojnë për disa muaj në kamp dhe më pas strehoen në banesa në periferi të Tiranës, të përcaktuara nga qeveria dhe organizatat në mbrojtje të tyre. Në bazë të marrëveshjes me SHBA-të, në javët në vijim në Shqipëri pritet të mbërrijnë edhe disa qindra muxhahedinë të tjerë. 

Ata janë tashmë në procesin e integrimit në shoqërinë tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat