Denoncimi - PD: Rama i dha Abazit tendera për të blerë votën në Dibër

Shqipëria

Denoncimi - PD: Rama i dha Abazit tendera për të blerë votën në Dibër

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 15:12
Ina Zhupa

Partia Demokratike denoncoi sot tenderat që sipas saj kryeministri Edi Rama i ka dhënë deputetit socialist Sabri Abazi pavarësisht se ofertat kanë qenë më të lartat.

Përmes një deklarate për shtyp të lexuar nga zëdhënësja, Ina Zhupa, PD tha se Abazi ka marrë nga ministritë dhe bashkitë 12 miliardë lekë brenda një viti. PD thotë se pas tenderave fshihet blerja e votës në Dibër dhe mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Ina Zhupa: “12 miliardë lekë ka marrë Sadriu nga ministritë e bashkitë e Edi Ramës, ndërkohë që ofertat e tjera të skualifikuara merrnin përsipër ti kryenin punimet me 11 miliardë lekë.
1 miliardë lekë është diferenca, është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.
1 miliardë lekë që vidhen ende pa filluar punimet, para që do të kishin përmirësuar jetën e mijëra qytetarëve, sic edhe i kemi renditur në tabelë.”

1 miliardë lekë Edi Rama mund ti kishte kursyer duke lejuar garën e konkurencën. Këto para mund të shkonin për zbutjen e varfërisë e krijimin e vendeve të punës.
Po nuk është ky prioriteti i Edi Ramës.
Nuk janë qytetarët zgjedhja e tij.
Prioriteti dhe zgjedhja e tij, është ndarja e parave të shqiptarëve me Sadriun.
Që Sadriu më pas të blejë vota.
Që pushteti të mbahet me cdo kusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat