Nga Durrësi - Haxhinasto: Shumë shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit për Rrugën e Arbrit

Shqipëria

Nga Durrësi - Haxhinasto: Shumë shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit për Rrugën e Arbrit

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 11:37
Edmond Haxhinasto

Rruga e Arbrit është bërë kali i Trojës në këtë fushatë zgjedhore për kryetarin e bashkisë së Dibrës mes opozitës dhe maxhorancës.

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaron se qeveria po bën vlerësimin e detajuar të kompanisë China State dhe se besonte se shumë shpejt do të konkludojë me ofertën e fundit të realizuar nga kjo kompani.

“Besoj se shume shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit të realizuar nga kjo kompani. Dhe pastaj do të përcaktojmë hapat e mëtejshme për sa i takon këtij projekti të rëndësishëm”

Ministri Haxhinasto iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë inspektimit të punimeve për ujësjellësin e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat