Kampingu i LRI - Dokle: Konsensusi, i domosdoshëm për reformat e mëdha

Shqipëria

Kampingu i LRI - Dokle: Konsensusi, i domosdoshëm për reformat e mëdha

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 18:54
Namik Dokle

Deputeti socialist Namik Dokle deklaron se Reformat e mëdha duhen miratuar me konsensus.

Namik Dokle: Një nga elementët bazë përsa i përket reformave, për të bërë reforma të mëdha dhe të qëndrueshme, është më e mira që të gjendet zgjidhja, konsensusi me opozitën. Nga kjo pikëpamje unë mendoj se konsensusi duhet synuar. Parulla demokratike është që të arrish konsensusin e plotë me opozitës është e pamundur, por drejt saj duhet synuar gjithmonë”.

Deputeti i PS, Namik Dokle u bë pjesë e kampingut të LRI në ditën e katërt të këtij aktiviteti së bashku me Politikanin gjerman, Prof. Dr. Friedbert Pflüger, i cili vlerësoi kreun e LSI Ilir Meta për këtë aktivitet me të rinjtë.

Friedbert Pflüger: “Në një botë ku çdo ditë në lajme kemi diçka rreth luftës, terrorizmit, tërmeteve, kjo mbledhje dhe këta të rinj që ne shikojmë këtu na japin goxha shpresë dhe optimizëm. Ilir Meta, unë mundem vetëm të falënderoj ju dhe lidershipin e partisë, lidershipin e Lëvizjes Rinore për Integrim për punën fantastike që keni bërë këtu dhe ju lutem më besoni unë kam qenë për shumë vite me lëvizjen rinore të partisë time, kam qenë zv.kryetar i studentëve demokrat europian. Në gjithë Europën unë nuk kam parë kurrë një aktivitet si ky dhe ju duhet të jeni shumë krenarë për këtë”

Politikani gjerman ftoi të rinjtë ti kushtohen politikës për një të ardhme më të mirë, por të mos bien pre e asnjë lloj radikalizmi, ndërsa u shpreh se LSI dhe rinia e kësaj partie do tja dalin në misionin për një Shqipëri më të mirë.

Friedbert Pflüger: “Vendi është shtëpia jonë, ne të gjithë në Europë e bëjmë këtë, por të ardhmen do ta kemi vetëm në qoftë se rrimë të bashkuar në Europë, sepse kombet tona janë shumë të vogla për të ndryshuar botën. Një parti dhe një lider, i cili investon kaq shumë kohë dhe mund për rininë e vendit të tij, ai do t’ia dalë mbanë dhe ju do t’ia dilni!”

Profesori  Friedbert Pflüger, aktualisht është Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike. Ai është anëtar i partisë gjermane CDU dhe në të kaluarën ka mbajtur postin e Kryetarit të Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe Sekretar i Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat