Itali - Tërmeti, qeveria mbulon shpenzimet e varrimit të Erjonit

Shqipëria

Itali - Tërmeti, qeveria mbulon shpenzimet e varrimit të Erjonit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:48
Erjon Toro

Të gjitha shpenzimet për kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Erjon Toros, të riut që humbi jetën pas tërmetit që përfshiu zonën e Amatrices në Itali, do të kryhen nga qeveria shqiptare.

Gjithça është konfimuar nga Kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, e cila ka shkuar prane familjes se Erjon Toros ne fshatin Kurjan.

Zonja Bufi i ka bërë me dije familjarëve të 33 vjecarit se vetë kryeministri Rama dhe ambasada shqiptare në Romë, janë duke u marre me gjithë procedurën e nevojshme për të kthyer sa më parë në atdhe trupin e pajetë të Erjonit.

Erjon Toro humbi jetën nga tërmiet i 24 gushtit 2016 në Amtatrice të Italisë ku deri tani janë mbi 260 viktima.

Nga tërmeti bashkëshortja e tij ka humbur këmbët ndërsa dy vajzat janë fatmirësisht në gjëndje të mirë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat