Gjiknuri: Muharrem Rama merr vota majtas dhe djathtas

Shqipëria

Gjiknuri: Muharrem Rama merr vota majtas dhe djathtas

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:44
Muharrem Rama është ndalur në njësinë administrative të Sllovës, në fshatrat Vleshë dhe Shumbat

Në kuadër të fushatës së tij elektrorale në Dibër, Muharrem Rama është ndalur në njësinë administrative të Sllovës, në fshatrat Vleshë dhe Shumbat. Kandidati i maxhorancës për Bashkinë e Dibrës ka premtuar investime në këto zona, sidomos për fermerët. “Kemi një program dhe do ta rehabilitojmë këtë rrugë. Do krijojmë një qendër për grumbullimin e gjithë frutikulturës me qëllim dhënien e një zhvillimi të ri kësaj treve”, tha Rama.

Muharrem Rama shoqërohej në këto takime nga koordinatori i PS-së, Damian Gjiknuri dhe deputeti socialist, Sadri Abazi. Ky i fundit tha se Sali Berisha hedh akuza ndaj tij për shkak të influencës së madhe që ka në këtë zonë. Zgjedhjet në Dibër mbahen më 11 shtator. Politikanët e majtë bënë thirrje që të votohet kandidatura e doktor Ramës, si më e mira për dibranët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat