Arrestohet 28-vjeçari, i vendosi eksploziv autobusit

Shqipëria

Arrestohet 28-vjeçari, i vendosi eksploziv autobusit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 11:39
Autobusi

Policia arrestoi autorin e vendosjes së eksplozivit në një autobus në rrugën “Arben Minga”, në kryeqytet.

Sipas policisë së Tiranës, ka rënë në pranga Erion Duçka, 28 vjeç, dhe gjatë arrestimit ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë së Komisariatit nr.4.

28-vjeçari, Duçka, dyshohet se menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga efektivët e policisë të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t'u larguar.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv “parashikuar nga nenet 236 dhe 152/1 K. Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat