Rëndohet situata te Rana e Hedhun, flakët i afrohen hoteleve

Shqipëria

Rëndohet situata te Rana e Hedhun, flakët i afrohen hoteleve

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 15:29
Zjarri

Përkeqësohet situata e flakëve në malin e Shëngjinit, ku që prej mëngjesit ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha.

Aktualisht flakët po i afrohen hoteleve në plazhin Rana e Hedhun, një prej zonave bregdetare më të frekuentuara gjatë verës.

Edhe pse emergjencat civile u aktivizuan duke hedhur ujë nga ajri, flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.

Ekipit të zjarrfikësve të Lezhës iu bashkuan edhe kolegë nga Laçi e Shkodra.

Flakët u përhapën nga një vatër zjarri e izoluar prej dy ditësh. Vendi ku janë aktivizuar sërish flakët ka qenë përdorur më parë si një poligon qitjesh nga ushtria. Për këtë aty janë dëgjuar edhe shpërthime, që mësa duket kanë ndihmuar edhe përhapjen e flakëve.

Prefekti i Qarkut ka kërkuar ndihmë nga italia për mjete të sofistikuara zjarrëfikëse nga ajri.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat