Muharrem Rama në Melan, premton rrugë dhe qendër shëndetësore

Shqipëria

Muharrem Rama në Melan, premton rrugë dhe qendër shëndetësore

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 14:19
Dibër

Kandidati i të majtës për Bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, zhvilloi elektorale në njësinë administrative të Melanit dhe fshatrat e tij. Në këto takime, Rama shoqërohej nga koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri.

Rama premtoi përfundimin e rrugës në fshatin Pjekë, rregullimin e qendrës shëndetësore me një projekt izraelit si dhe rikonstruksionin e shkollës. 

“Do të sistemojmë kanalet vaditëse dhe ato të ujërave të zeza. Do të zgjidhim problemin e transportit të fëmijëve të shkollës 8-vjeçare duke vendosur një mjet lëvizjeje për fshatrat. Do të bëjmë lidhjen e rrjetit infrastrukturor. Do të sistemojmë rrugën e Ilnicës, duke pasur edhe prioritet turizmin malor dhe zbutjen e varfërisë në atë zonë. Në mbështetje në zhvillimit të bujqësisë do të ngremë një pikë për grumbullimin e frutave. Këto janë premtime të vogla. Por më mirë t’ju japim premtime të vogla dhe ti realizojmë”, tha kandidati Rama. 

Kordinatori i Kryesisë së PS-së për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri deklaroi se përtej fjalëve boshe e premtimeve të mëdha të kandidatit kundërshtar të Ramës, nuk duhet harruar se Bashkia është dera e parë ku trokasin njerëzit. 

“Për politikë mund të bëjë kushdo këtu, por në fund të fundit, nesër derën ku do të trokisni keni bashkinë se aty janë hallet e përditshme. Aty janë problemet që keni qoftë për problemet e bujqësisë, infrastrukturës, shkollat e kopshtet. Imagjinoni një kryetar të PD, si do t’i zgjidhë ai këto probleme pa mbështetjen e qeverisë?! Qeveria ka filluar ta mbështesë Dibrën, disa investime janë realizuar e të tjera do të vijnë. Fitorja e Remit është një garanci më shumë që të gjitha premtimet të bëhen realitet”, u shpreh Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat