Berisha: Kodheli e Bazo po përdorin ushtrinë për fushatën e Ramës në Dibër

Shqipëria

Berisha: Kodheli e Bazo po përdorin ushtrinë për fushatën e Ramës në Dibër

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:04
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar përmes një meszhi që i ka mbërritur në postën e tij në facebook, përfshirjen e krerëve më të lartë të  shtetit në fushatën zgjedhore të kandidatit socialist në Bashkinë e Dibrës.

Sipas mesazhit që publikon Berisha, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe komandanti i Batalionit Special, po dërgojnë ushtrinë për fushatë në Dibër, në mbështetje të kandidatit të majtë, Muharrem Rama.

Në statusin e publikuar në Facebook, Berisha i bën thirrje Nishanit, të ndëshkojë Shefin e Shtabit, Jeronim Bazo.

Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

“Oficeri dixhital dononcon:

Mriken e Ministrise se Mbrojtjes dhe gjeneral Trafikun per pjesemarrje direkte ne fushaten elektorale ne Peshkopi me batalionin special, ne shkelje flagrante te ligjit dhe Kushtetutes se vendit! I bej thirrje Presidentit te Republikes ne ciliesine e Komandantit te Pergjithshem te ndeshkoje me vendosmeri autoret e ketij akti kriminal elektoral te Mrikes dhe gjeneral Trafikut! Sb”.

“Ministrja e Mbrojtjes mimi kodheli,ne bashkepunim me komandantin e Batalionit Special (Eklant Dauti)te dergoje efektiv te kesaj njesie per mbeshtetje te kandidatit socialist ne Diber,kunder cdo ligji e rregulloreje,pasi i ka premtuar graden e radhes te Kolonelit,ky i fundit(Eklant Dauti)ka ven ne sherbim efektiv te armatosur te kesaj njesie.shpresoj te jete domethenese per ju ky shqetesim i imi Doktor Berisha,Ju pershendes me respekt:oficeri dixhital”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat