Itali/ I mbijetoi tërmetit, murgesha shqiptare: Ja si shpëtova gjallë

Shqipëria

Itali/ I mbijetoi tërmetit, murgesha shqiptare: Ja si shpëtova gjallë

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 12:46
Motra Marianna

Motër Mariana është murgesha shqiptare e cila ishte njëra nga të mbijetuarat e tërmetit të tmerrshëm që goditi dje Italinë Qendrore.

Në një rrëfim për mediat italiane, pas tragjedisë, ajo ka treguar edhe më shumë detaje se si arriti të dilte e gjallë nga rrënojat e tërmetit. Është e tronditur, fytyra e saj është e mbuluar nga gjaku, si rezultat i një plage që ia kanë qepur në kokë.

Në duar mban një kuti me biskota dhe pak ujë. Është duke qarë, e paaftë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Kështu e përshkruan gjendjen emocionale të murgeshës shqiptare il.tempo.it.

Ajo tregon se si zhurma e ka zgjuar.

“Unë kam qenë në katin e fundit, në të tretën. U përpoqa të dal nga dhoma, pastaj u ktheva përsëri në shtëpi. U fsheha nën krevat dhe dëgjova zërin e një djali i cili kishte dëgjuar britmat e mia për ndihmë. Ai më shpëtoi”.

“Jeta ime ishte e rrezikuar po të mos më shpëtonte. Ai bëri një akt heroik dhe Zoti do ta shpërblejë për këtë”, tha 32 vjeçarja, e cila ishte në manastirin e saj “Don Minozzi” me pushime.

Tri murgesha të tjera u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa kërkimet po zhvillohen për tri motra dhe katër të ftuar të tjerë, të cilët janë zhdukur pas tërmetit.

Motra Marianna, me origjinë shqiptare dhe rezidente në Romë, kishte shkuar në Itali një muaj më parë për të ndihmuar motrat në manastir dhe për t’i ofruar kujdes mjekësor të moshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat