Shëngjini alarmohet nga zjarri

Shqipëria

Shëngjini alarmohet nga zjarri

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 10:10
Zjarri

Gjatë natës së mbrëmshme, një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në malin e Shëngjinit, duke rrezikuar dhjetëra banesa.

Në përkeqësimin e situatës kanë ndikuar erërat e rënda, duke bërë që zjarri të zhvendoset nga malet në afërsi të banesave.

Shumë nga banorët janë larguar nga vendbanimet e tyre, ndërsa zjarrfikës të shumta kanë ndihmuar në lokalizimin e zjarrit.

Ndonëse zjarri po vazhdon ende, situata është nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat