Moti i keq - Shiu në Tiranë, Veliaj: Humbëm shumë pemë dhe shtylla ndriçimi

Shqipëria

Moti i keq - Shiu në Tiranë, Veliaj: Humbëm shumë pemë dhe shtylla ndriçimi

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 00:28
Pas shiut në Tiranë

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe të breshërit, kreu i bashkisë së Tiranës ka reaguar, duke deklaruar se janë humbur shumë pemë dhe shtylla ndriçimi, por fatmirësisht thotë ai nuk pati asnjë të lënduar.

“Fatmirësisht asnjë s’është lënduar, por humbëm shumë pemë e shtylla ndrçimi – do punohet natën per t’i zëvendësuar  shumë shpejt”, shkruan kryebashkiaku në rrjetet sociale.

Me tej Veliaj shprehet: Natyren s’e kontrollojmë dot, sidomos stuhi bresheri ne Gusht. Por faleminderit kolegeve të mirë për rikuperimin në kohë rekord.

Deklarata e plotë e Erion Veliajt

Natyrën s’e kontrollojmë dot, sidomos stuhi breshëri në Gusht. Por, faleminderit kolegëve të mirë për rikuperimin në kohë rekord. Fatmirësisht asnjë s’është lënduar, por humbëm shumë pemë e shtylla ndriçimi – do punohet natën për t’i zëvendësuar shumë shpejt  [????]

Ndonëse s’ishte katastrofale si në Maqedoni, Çeki, Angli apo Francë me reshjet e befasishme këto kohë, prapë disa reflektime vlejnë. Natyra po na kthen atë që i kemi bërë e na ndëshkon në mes të vapës me stuhi – ndaj letë mos ndërtojmë mbi lumë e kolektorë, le të mos zaptojmë çdo copë natyre të lirë, le të mos ndosim me tonelata qesesh çdo rrugë e bllokuar çdo zgarë. E mbi të gjitha, le të jemi më të mirë me njëri tjetrin – kur lëmë dikë të kalojë rrugën, kur japim një dorë për ndihmë, kur duhet solidaritet mes fqinjësh.

Flm gjithë atyre njerëzve të mirë, që në Tiranë nuk janë thjesht banorë, por qytetarë fisnikë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat