Agjentët e Interpolit në Shqipëri janë shumica femra, ja si maskohen

Shqipëria

Agjentët e Interpolit në Shqipëri janë shumica femra, ja si maskohen

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 23:32
ilustrim

Nëse ju qëllon të shikoni ndonjë ish-polic, që në të vërtetë vazhdon të jetë përsëri një polic i maskuar, me detyra speciale, të shoqëruar me ndonjë femër të bukur, mos kujtoni se është një flirt.

Interpoli në këto ditë vere ka dërguar në Shqipëri, një celulë agjentesh të maskuara femra, të cilat lëvizin në çift me ish-policë, dhe luajnë teatrin e dashurisë, por në të vërtetë, janë një patrullë e vërtetë vëzhgimi.

360grade.al pati mundësi të fiksojë një rast të tillë, në një qytet të Jugut të Shqipërisë. Ish polici, i ngritur në detyrë, nuk e fshehu dot maskimin pasiqë kishte vështirësi komunikimi në anglisht me agjenten e Interpolit.

Për më tepër pas një dreke të lehtë, ata, “të dashuruarit”, u larguan me një fuoristradë të gjelbërt, tip Toyota, të policisë shqiptare, me targa të Tiranës. /360grade.al/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat