Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 08:09
Ilustrim

Gjatë paradites, moti paraqitet me kthjellime e vranësira të herëpashershme, më të dukshme në lindje dhe juglindje të vendit duke rrezikuar zonat juglindore nga shira të përkohshëm.

Pjesa e dytë e ditës do largojë gradualisht vranësirat nga zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të mbeten prezente vranësirat dhe shira të izoluara. Mbrëmja sjell mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin juglindor, i cili do të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në orët e mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det, me shpejtësi 53 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat