Më 30 gusht seanca për Vettingun

Shqipëria

Më 30 gusht seanca për Vettingun

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 21:28
Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve u mblodh pasditen e së martës, pas miratimin parimisht në Komision me votat e maxhorancës të ligjit të “vettingut” dhe vendosi që seanca parlamentare të mbahet më datë 30 gusht.

Deputeti socialist Taulant Balla, pas mbarimit të mbledhjes se Konferencës së Kryetarëve, ku ishte e pranishme edhe opozita, konfirmoi se ndërkombëtarët do të kenë një rol thelbësor në procesin e vettingut, që pritet të nisë në muajin shtator.

“Me 30 gusht në 17:00 Kuvendi do mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar ligjin e parë të paketës së reformës në drejtësi. Iu la detyrë Komisionit të Posaçëm që të vazhdojë me dy ligjet e tjera. ShBA-BE, do të jenë pjesë esenciale e vetingut që do të nise në Shqipëri”, tha Balla.

Votimi në seancën plenare i hap rrugën nisjes së procesit të vettingut, ndërsa sa u takon pretendimeve të opozitës së ligji shkel Kushtetutën e vendit, Balla tha se atë e vlerëson Gjykata Kushtetuese, jo Partia Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat