Lulzim Basha: Rama sot mbajti fjalimin më të shkurtër të jetës së tij, Dibra e braktisi

Shqipëria

Lulzim Basha: Rama sot mbajti fjalimin më të shkurtër të jetës së tij, Dibra e braktisi

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 20:32
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas prezantimit që kreu i ekzekutivit i bëri kandidatit të majtë për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama.

Basha shkruan se sot në Dibër Rama mbajti fjalimin më të shkurtër të jetës së tij dhe kjo për faktin se nuk ka më se me çfarë t’i gënjejë dibranët.

Reagimi i Bashës

Do te mbahet mend se ne Diber Rama mbajti fjalimin me te shkurter te jetes se tij. Dhe kjo per nje fakt te thjeshte, s'kishte cfare te thoshte. Ska mbajtur asnje premtim dhe kete dibranet nuk ia harrojne. Ska bere asnje investim dhe kete dibranet e shikojne. Jua ka bere jeten me te veshtire e te pasigurte dhe kete dibranet e ndjejne ne kurriz.

3 vjet e gjysem me pare mbolli rrenen e Rilindjes ne Diber dhe sot ishte dita e te korrave: Braktisja totale. Braktisje nga Dibranet, braktisje nga te majtet, braktisje edhe nga socialistet e tradhetuar dhe te shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe te droges qe ka sjelle ne Diber.

Rama nuk do te arrije te beje asnje kilometer rruge sic nuk ka bere as edhe nje ne 40 muaj. Se pari, sepse nuk ka prioritet qytetaret, zhvillimin e vendit. Parate per vete e per miqte, jane e vetmja forme e qeverisjes se tij.

Se dyti, sepse koha e Rames ka mbaruar. Ka vjedhur, poshteruar, varferuar, sunduar shqiptaret e dibranet qe diten e pare, e tani ka ardhur fundi.

S'ka me kohe per Edi Ramen. S'ka me kohe per trafikantet. S'ka me kohe per hajdutet. S'ka me kohe per krimin.

3 vjet e gjysem vuajtje e skamje per nje popull nuk jane loje. Shqiptaret dhe Dibranet do te dine te rifitojne kete kohe te humbur. Do te kapin me ritmin e duhur rrugen e zhvillimit, te punes, te sigurise, te dinjitetit njerezor. ?‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat