Alarmi për bombë te Report Tv, autori me probleme

Shqipëria

Alarmi për bombë te Report Tv, autori me probleme

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 17:17
Redaksia e televizionit Report TV

Ka rezultuar fals alarmi për bombë te redaksia e televizionit Report TV në Shqipëri

Pasi ka bërë këqyrjen e ambienteve, policia ka deklaruar se nuk ka asgjë të rrezikshme dhe se alarmi për bombë, i dhënë përmes një mesazhi, ishte fals.

Burime policore konfirmuan për “Panorama” se ka qenë një mesazh kërcënues dërguar nga një shtetas i identifikuar si Shkëlqim Tarja, në telefonin e një gazetari. Ky i fundit njoftohej për praninë e një bombe në ambientet e brendshme të redaksisë dhe ka telefonuar menjehere policine.

Efektivet mbërriten me shpejtësi në vendin e ngjarjes, vendosen perimetrin e sigurisë dhe nisen kontrollin.

Nga hetimet e para u theksua se “shërbimet policore në vendin e ngjarjes nuk po konstatojnë ndonjë pako të dyshimtë”. Kështu ka rezultuar edhe në fund të këqyrjes së zonës.

Autori thuhet se ka pasur probleme mendore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat