Ligji i Vettingut, zbulohen propozimet e PD-së për gjyqtarët e prokurorët

Shqipëria

Ligji i Vettingut, zbulohen propozimet e PD-së për gjyqtarët e prokurorët

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:56
Komisioni pë Reformë në drejtësi

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi u mblodh sot për të diskutuar projektligjin e “rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si projektligji i “Vetingut”.

Njëkohësisht, po sot pasdite është njoftuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të vendosë për thirrjen e seancës së radhës plenare, në të cilën pritet të votohen projektligjet e paketës së Reformës në Drejtë- si.

RIVLERËSIMIN KALIMTAR  TË FUNKSIONARËVE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 6, 81, 83 pika 1, dhe 179/b paragrafi 10 i Kushtetutës, me propozimin e  një grupi deputetësh, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 

VENDOSI: 

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 

Neni 1 Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është identifikimi i funksionarëve të sistemit të drejtësisë që janë të përshtatshëm për të vazhduar ushtrimin e detyrës së tyre publike, nëpërmjet realizimit të procesit të rivlerësimit kalimtar të tyre, sipas parashikimeve të nenit 179/b të Kushtetutës, me synim garantimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimit të besimi të publikut tek institucionet e këtij sistemi. 

Neni 2  Objekti i ligjit 

Ligji ka për objekt përcaktimin e rregullave lidhur me: 

a) mënyrën e organizimit dhe funksionimit të organeve që realizojnë procesin e rivlerësimit kalimtar;

b) procesin e realizimit të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit;

c) metodologjinë, procedurat dhe standardet e rivlerësimit;

ç) garantimin e të drejtës për proces të rregullt ligjor të subjeteve të rivlerësimit, për të siguruar mbrojtjen e atyre zyrtarëve që janë të përshtatshëm për të vazhduar ushtrimin e funksionit; 

d) aksesin e plotë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në monitorimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë procesit të rivlerësimit.

dh) rolin e organeve shtetërore, si dhe personave juridikë apo fizikë, në dhënien e informacioneve, të dhënave apo akteve, që ndikojnë në procesin e rivlerësimit, si dhe bashkëpunimin e tyre me organet e rivlerësimit. 

Neni 3

Përkufizime

Për qëllimet e këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

“Ditë” nënkupton ditët kalendarike që llogariten sipas rregullave të përcaktuara në nenin 56 të ligjit nr. 44/2015 “Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

“Dokument ligjor” është:

a) çdo dokument zyrtar i përgatitur nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës profesionale, ku përfshihen vendimet, raportet/relacionet, kërkesat për gjykimin e ?ështjeve penale, mendimet apo opinionet ligjore, si dhe akte të tjera që provojnë aftësitë e tij profesionale.

b) çdo dokument zyrtar apo akt tjetër shkresor që plotëson elementët formalë të provës sipas Kodit të Procedurës Civile, që provon ligjshmërinë apo paligjshmërinë e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, apo që provon pronësinë ose përdorimin e një pasurie prej tij.

c) çdo dokument zyrtar që provon cilësinë e një individi si person të përfshirë në krimin e organizuar.

ç) çdo dokument tjetër zyrtar që shërben për të arritur konkluzionet e nevojshme mbi aspekte të caktuara të procesit të rivlerësimit. 

“Funksione politike në administratën publike” përfshijnë funksionet e kryetarit të Kuvendit; deputetit; kryeministrit; zëvendëskryeministrit; ministrit; zëvendësministrit; kryetarit të bashkisë apo qarkut; këshilltarit bashkiak apo anëtarit të këshillit të qarkut; funksionarit politik të emëruar nga Kuvendi ose Këshilli i Ministrave; drejtuesit, anëtarit dhe kryetarit të organeve apo institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo një ministri; si dhe nëpunësit pjesë e kabinetit të zyrtarëve të përmendur më lart që kanë kryer për të paktën 4 vjet një nga detyrat e përcaktuara në shkronjën “ç”, të pikës 1 të nenit 4 të ligjit nr. 152/2013 ““Për nëpunësin civil”, i ndryshuar” dhe nuk kanë ruajtur gjatë asaj periudhe statusin e gjyqtarit apo prokurorit sipas legjislacionit në fuqi.

“ILDKPKI” është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;

“KPK” është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i parashikuar në Nenin 179/b, paragrafi 5, i Kushtetutës.

“Kontakt i papërshtatshëm” është ?do formë kontakti fizik apo jo, me dashje dhe jo rastësore, që përfshin, por pa u kufizuar, takimet ose biseda dhe komunikime elektronike, dhe që nuk përputhen me natyrën e ushtrimit të rregullt të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, pavarësisht nëse ka ndikuar apo jo në ushtrimin e saj.

“Pasuri” është ?do e drejtë reale në formën e pronësisë, përdorimit dhe posedimit mbi sendet që përcaktohen në nenin 4 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, si dhe ?do interes privat i subjektit të rivlerësimit që deklarohet sipas nenit 4 të të njëjtit ligj;

“Pasuri e ligjishme” është ?do e ardhur e ligjshme, si dhe ?do pasuri tjetër, e fituar me mjete të ligjshme dhe për të cilën ligji në fuqi nuk ka patur ndalesë për subjektin e rivlerësimit të fitojë pronësinë, përdorimin apo posedimin.

“Person i lidhur” është rrethi i personave që kanë marrëdhënie vetjake jo pasurore me subjektin e rivlerësimit, Komisionerin, gjyqtarin dhe Komisionerin Publik, ku përfshihen bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, si dhe ?do person tjetër i përbërjes familjare të këtyre funksionarëve.

“Persona të tjerë të lidhur” është rrethi i personave që kanë marrëdhënie pasurore apo vetjake jo pasurore me subjektin e rivlerësimit, Komisionerin, gjyqtarin dhe Komisionerin Publik, ku përfshihen bashkëshortët e fëmijëve në moshë madhore, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëshortët e tyre, personat me miqësi të njohur me zyrtarin, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë, për shkak të funksionit publik me zyrtarin në fjalë, si dhe cdo person fizik apo juridik me të cilin zyrtari ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji.

“Person i përfshirë në krimin e organizuar” është çdo person që është dënuar apo proceduar penalisht, brenda apo jashtë Shqipërisë, për një nga veprat e parashikuara në paragrafin 1 të nenit 3 të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, me përjashtim të rastit kur është deklaruar i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë. Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur: a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet; b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.

“Pozicion drejtues në një parti politike”, përfshin antarësinë në një nga organet drejtuese, në nivel qendror apo lokal, të një partie politike.

“Të ardhura të ligjshme” janë të ardhurat e deklaruara dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore, të fituara nga një burim i ligjshëm dhe jo i ndaluar i subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur të tij, të përcaktuara në nenin 4 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, si dhe cdo e ardhur e njëjtë me to e krijuar nga një burim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Trust” është një marrëveshje mirëbesimi, ku pronësia mbahet nga i mirëbesuari për llogari të përfituesit sipas nenit 2, paragrafi 19, i ligjit nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, si dhe nga legjislacioni ndërkombëtar.

“Vëzhgues ndërkombëtarë” janë personat e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe të njoftuar, në përputhje me nenin B të Aneksit të Kushtetutës.

Neni 4 Subjektet e rivlerësimit 

Subjekte që i nënshtrohen procesit të detyrueshëm të rivlerësimit, janë:

a) gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese;

b) Prokurori i Përgjithshëm;

c) gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe prokurorët në Prokurorinë e Përgjithshme;

ç) gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë dhe të apelit; 

d) Kryeinspektori dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë;

dh) këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë, si dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme apo gjykatave administrative.

Procesit të detyrueshëm të rivlerësimit i nënshtrohen të gjithë subjektet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, pavarësisht nëse janë transferuar përkohësisht në një detyrë tjetër shtetërore, apo janë me leje të përkohshme sipas ligjit.

Subjekti i rivlerësimit të detyrueshëm përjashtohet menjëherë nga procesi i rivlerësimit kur humbet funksionin për shkak shkarkimi nga detyra me vendim përfundimtar apo për shkak dorëheqje.

Subjekte që mund t’i nënshtrohen procesit vullnetar të rivlerësimit, janë:

a) ish gjyqtarë apo ish prokurorë, që kanë ushtruar këtë funksion për të paktën tre vjet;

b) ish këshilltarë ligjorë të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet.

Kërkesat për t’iu nënshtruar procesit vullnetar të rivlerësimit mund të paraqiten vetëm pas 2 viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Këto kërkesa merren në shqyrtim, sipas rradhës së paraqitjes së tyre dhe në numër të barabratë me vendet vakante në sistem, vetëm nëse:

a) Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmon ekzistencën e më shumë se 10 përqind të vendeve vakante për gjyqtarë apo prokurorë;

b) vendet vakante sipas shkronjës “a” të këtij paragrafi nuk mund të plotësohen për të paktën edhe 1 vit, me kandidatë që përfundojnë Shkollën e Magjistraturës, apo nga subjekte të tjera që i nënshtrohen procesit të detyrueshëm të rivlerësimit;

c) subjekti që kërkon t’i nënshtrohet procesit vullnetar të rivlerësimit përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror në Republikën e Shqipërisë; si dhe

?) subjekti, që kërkon t’i nënshtrohet procesit vullnetar të rivlerësimit, në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posa?me. 

Nëse subjekti i rivlerësimit e përfundon me sukses, me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit, ai nuk është më subjekt i këtij ligji. Pas përfundimit të këtij procesi, përgjegjësia e tij ligjore dhe disiplinore, për rastet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji, i nënshtrohet sistemit të përhershëm të llogaridhënies, sipas rregullave të përgjithshme të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligjin që rregullon statusin e tyre.

Neni 5  Objekti i rivlerësimit 

Procesi i rivlerësimit përfshin kontrollin administrativ të tre kritereve:

a) Ligjshmërisë së pasurisë;

b) Pastërtisë etiko-morale të figurës; dhe

c) Aftësive profesionale.

Vlerësimi i ligjshmërisë së pasurisë ka për objekt kontrollin nëse subjekti i rivlerësimit apo personi i lidhur me të, zotëron në pronësi, përdorim apo posedim pasuri më të madhe nga ajo që mund të justifikohet ligjërisht, ose nëse ka refuzuar deklarimin, ka fshehur ose deklaruar në mënyrë të rreme pasurinë.

Vlerësimi i pastërtisë etiko-morale të figurës ka për objekt kontrollin mbi ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme të subjetit të rivlerësimit me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Vlerësimi profesional ka për objekt kontrollin e:

a) Aftësive profesionale, në drejtim të njohurive ligjore dhe të arsyetimit ligjor, që maten në bazë të vlerësimit të cështjeve të shqyrtuara prej tyre. Në këtë rast përdoren si tregues aftësinë e përgjithshme për të interpretuar ligjin, për të identifikuar konfliktin e normave, për të përdorur parimet e përgjithshme të teorisë të së drejtës, për të analizuar jurisprudencën, qartësinë dhe strukturën koherente dhe të mirëorganizuar të akteve, si dhe cilësitë e analizës dhe e argumentimit logjik.

b) Aftësive organizative, në drejtim të aftësisë për të përballuar ngarkesën e punës e për të kryer procedurat gjyqësore apo hetimore dhe aftësinë për të administruar, sipas funsionit, dosjet gjyqësore, dosjet hetimore dosjet e procedimeve administrative.

c) Aftësive etike dhe angazhimit ndaj vlerave të gjyqësorit, në drejtim të përkushtimit dhe përgjegjshmërisë në detyrë.

ç) Aftësive njerëzore dhe angazhimit profesional, në drejtim të aftësisë së komunikimit, aftësisë për të bashkëpunuar me kolegët dhe gatishmërisë për t’u angazhuar në aktivitete profesionale. Subjekti i rivlerësimit i nënshtrohet kontrollit të njëkohshëm për të tre kriteret e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe në përfundim të shqyrtimit administrativ organi i rivlerësimit merr vendim bazuar në një ose disa prej kritereve, ose bazuar në vlerësimin tërësor të të tre kritereve të rivlerësimit. 

Neni 6 Periudha e rivlerësimit

Vlerësimi i ligjshmërisë së pasurisë shtrihet për një periudhë në të shkuarën të pakufizuar në kohë dhe deri në ditën e dorëzimit të deklaratës së detajuar sipas këtij ligji të pasurisë së subjektit të rivlerësimit. Vlerësimi i pastërtisë etiko-morale të figurës shtrihet për periudhën nga data 1 Janar 2012 dhe deri në ditën e dorëzimit sipas këtij ligji të deklaratës së detajuar për figurën të subjektit të rivlerësimit.

Vlerësimi profesional shtrihet vetëm për cështjet e trajtuara nga subjekti i rivlerësimit për periudhën 1 Janar 2006 deri në datën 21 Korrik 2016 dhe që janë zgjidhur në mënyrë përfundimtare në sistemin gjyqësor shqiptar. Për të gjitha cështjet e trajtuara pas kësaj date apo që janë ende në shqyrtim nga sistemi gjyqësor shqiptar, vlerësimi profesional bëhet sipas rregullave të përgjithshme të përgjegjshmërisë të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Si rregull, vlerësimi profesional përfshin cështjet e trajtuara nga subjekti i rivlerësimit në 3 vitet e fundit të periudhës së rivlerësimit sipas paragrafit 3 të këtij neni. Përjashtimisht në rastet e parashikuara në këtë ligj, vlerësimi profesional shtrihet edhe në cështjet e trajtuara përpara 3 viteve të fundit të periudhës së rivlerësimit, por në cdo rast jo më parë se data 1 Janar 2006. Në rast se subjekti i rivlerësimit ka më pak se 3 vite në funksion, periudha e rivlerësimit konsiderohet e gjithë koha gjatë ushtrimit të detyrës.

Neni 7 Parimet e përgjithshme të procesit të rivlerësimit

Organet e rivlerësimit i ushtrojnë kompetencat e tyre, bazuar në parimin e:

a) ligjshmërisë dhe procesit të rregullt ligjor;

b) barazisë përpara ligjit, proporcionalitetit, dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

c) objektivitetit, profesionalizimit dhe eficencës;

ç) llogaridhënies, integritetit dhe transparencës; 

d) rritjes së besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë;

dh) meritokracisë, pavarësisë dhe paanshmërisë; si dhe

e) konfidencialitetit për rastet e parashikuara me ligj.

Procesi i rivlerësimit kryhet pa vonesë dhe sa më me efikasitet që të jetë e mundur, duke garantuar në të njëjtën kohë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore për aq sa janë të zbatueshme në kuadër të rivlerësimit, procesit të rregullt ligjor, parimit të proporcionalitetit dhe të drejtës së ankimit. Procesi i detyrueshëm i rivlerësimit bëhet sipas radhës prioritare dhe rëndësisë së funksionit që mban subjekti i rivlerësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj. Çdokush ka të drejtë të kërkojë rivlerësimin e tij përpara radhës së përcaktuar dhe kjo kërkesë shqyrtohet në kohën më të shpejtë të mundshme. Procesi i rivlerësimit është i përkohshëm dhe ka për qëllim vetëm verifikimin dhe  identifikimin e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që janë të papërshtatshëm për ushtrimin e funksionit të tyre. 

Neni 8 Kufizimi i të drejtave

Të drejtat e parashikuara në nenin A të Aneksit të Kushtetutës, kufizohen pjesërisht dhe rast pas rasti, vetëm në masën e nevojshme për realizimin e procesit të rivlerësimit dhe në përpjestim të drejtë me gjendjen që e dikton. Organet e rivlerësimit kanë të drejtë të kontrollojnë të dhënat personale të subjekeve të rivlerësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, vetëm në masën që i mundësojnë përmbushjen e detyrave në kuadër të procesit të rivlerësimit. Këto të dhëna mblidhen, përdoren dhe mund të bëhen publike, edhe pa pëlqimin e subjektit të rivlerësimit, vetëm për aq sa janë të lidhura më kriteret e vlerësimit dhe shërbejnë për arritjen e konkluzioneve mbi procesin e rivlerësimit. Në këtë rast, organet e rivlerësimit janë të detyruara të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave personale, deri në masën që nuk pengojnë transparencën dhe arsyetueshmërinë e vendimit përfundimtar.

Kushdo ka të drejtë të marrë informacion për veprimtarinë e organeve të rivlerësimit, si dhe për dokumentet zyrtare që lidhen me veprimtarinë e subjekteve të rivlerësimit, me përjashtim të rastit kur ka dyshime të arsyshme, të bazuara në prova, që informacioni mund të përdoret për të dëmtuar në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme rezultatet e procesit të rivlerësimit në një cështje individuale, apo mund të dëmtojë në mënyrë të dukshme, të rëndë dhe jo proporcionale të drejtat e subjekteve të rivlerësimit. Në cdo rast, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të njihet me të dhënat e mbledhura rreth tij, me përjashtim të rastit kur ka dyshime të arsyshme, të bazuara në prova, që njohja me të dhënat në atë fazë të procesit mund të dëmtojë në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme rezultatet e procesit të rivlerësimit. Në këtë rast, njohja me të dhënat shtyhet për një moment të dytë, por jo më vonë se fillimi i procedurës së rivlerësimit përpara KPK. Gjykimi përfundimtar i ankesave individuale të subjekteve të rivlerësimit për shkeljen gjatë procesit të rivlerësimit të të drejtës së tyre kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, bëhet nga Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese. Kufizimet e parashikuara nga ky nen, nuk cenojnë thelbin e të drejtës dhe nuk mund të tejkalon kufizimet e parashikuara nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. 

Neni 9 Organet e rivlerësimit 

Organet e përfshira në procesin e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionerët Publik. Procesi i rivlerësimit realizohet nga KPK, një organ administrativ i pavarur, me mandat funksionimi 5 vjecar. Shqyrtimi i ankimeve ndaj vendimeve të KPK bëhet nga Kolegji i Apelimit, një organ gjyqësor i pavarur, me mandat funksionimi 9 vjecar.

Komisioneri Publik përfaqëson interesin publik dhe ndjek ecurinë e procesit të rivlerësimit të kryer nga KPK. Ai ka të drejtë të paraqesë ankim ndaj vendimit të KPK pranë Kolegjit të Apelimit, në të gjitha rastet kur vlerësohet se vendimi i marrë nga KPK, është i pabazuar në ligj dhe në prova, si dhe cenon interesin publik dhe besimin e publikut për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, profesional dhe të cliruar nga korrupsioni. Organet e rivlerësimit gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre janë të detyruara që të bashkëpunojnë dhe mbështesin vëzhguesit ndërkombëtar të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojnë atyre ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të parashikuara në nenin B të Ankesit të Kushtetutës.

Neni 10 Organet ndihmëse

ILDKPKI, Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ?do institucion tjetër shtetëror që ka të dhëna për kriteret e sistemit të rivlerësimit i jep ndihmë administrative Komisionit sipas rregullave të neneve 71 dhe 73 të ligjit nr. 44/2015 “Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”. Këto institucione nuk mund ta refuzojnë dhënien e ndihmës në asnjë rast dhe janë të detyruar t’i përgjigjen ?do kërkese brenda afateve të caktuara nga Komisioni.Gjatë eprimtarisë së kryer në kuadër të ndihmës administrative sipas paragrafit 1 të këtij neni, institucionet ndihmëse nuk mund të parashtrojnë mosmarrëveshje për kompetencat.

Institucionet ndihmëse vënë në dispozicion të Komisionit dhe të Kolegjit të Posa?ëm ?do informacion të kërkuar, brenda afateve të caktuara dhe duke siguruar akses të drejtpërdrejtë në të dhënat arkivore të tyre.Shkelja e detyrimit për të ofruar ndihmë administrative sipas rregullave të këtij ligji passjell përgjegjësi disiplinore për funksionarët e organeve ndihmëse. Organet ndihmëse gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre janë të detyruara që të bashkëpunojnë dhe mbështesin vëzhguesit ndërkombëtar të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojnë atyre ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të parashikuara në nenin B të Ankesit të Kushtetutës.

Neni 11 Ligji i zbatueshëm 

Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” dhe ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar”, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa Kushtetuta dhe ky ligj nuk parashikon ndryshe. KPK gjatë realizimit të procesit të rivlerësimit, kur ky ligj nuk parashikon ndryshe, zbaton dispozitat e ligjit nr. 44/2015 “Kodit të Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”. olegji i Apelimit, kur ky ligj nuk parashikon ndryshe, zbaton dispozitat e ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar”. 

Seksioni II

Seksioni 1 FUNKSIONARËT E ORGANEVE TË RIVLERËSIMIT 

Neni 12 Përbërja e organeve të rivlerësimit 

KPK përbëhet nga 12 anëtarë. Kolegji i Apelimit përbëhet nga 7 gjyqtarë. Institucioni i Komisionerit Publik përbëhet nga 2 komisionerë. Pranë KPK dhe Kolegjit të Apelimit, caktohet përkatësisht edhe nga 2 anëtarë apo gjyqtarë zëvendësues. Procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KPK, gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerëve Publikë, garanton kandidimin e hapur, konkurimin e ndershëm midis shumë kandidatëve, vlerësimin objektiv të përmbushjes së kushteve dhe kritereve, transparencën dhe standardet e tjera të procesit të rregullt ligjor.

Neni 13 Kushtet dhe kriteret e zgjedhjes së funksionarëve të organeve të rivlerësimit

Anëtar i KPK, gjyqtar i Kolegjit të Apelimit apo Komisioner Publik, mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që përmbush këto kushte:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barazvlefshme me “Master i Shkencave”, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.

b) ka përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, lektor i së drejtës, avokat, noter, jurist i nivelit të lartë në administratën publike, ose në profesione të tjera ligjore që lidhen me sistemin e drejtësisë.

c) nuk ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, prokurorit, këshilltarit ligjor në Gjykatën Kushtetuese apo Gjykatën e Lartë, ose ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme apo gjykatat administrative, të paktën gjatë dy viteve të fundit përpara momentit të paraqitjes së kërkesës për kandidim.

ç) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të paraqitjes së kërkesës për kandidim.

d) dorëzon të nënshkruar një deklaratë me shkrim, sipas formatit të përcaktuar në Aneksin 1 të këtij ligji, me anë të ë cilës autorizon kryerjen e kontrollit vjetor të pasurisë së tij, monitorimin sistematik të llogarive dhe transaksioneve financiare, si dhe kufizimit të posacëm të të drejtës së fshehtësisë së komunikimeve gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në detyrë.

Kandidatët për anëtarë të KPK, gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit apo Komisionerët Publik, që përmbushin kushtet e zgjedhshmërisë sipas paragrafit 1 të këtij neni, duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

a) të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar”, si dhe të dorëzojë të nënshkruar Formularin e Vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji.

b) të bëjë transparencë të plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurave dhe ligjshmërisë së pasurisë, si dhe të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore, bazuar në dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore përgjegjëse, si dhe të dorëzojë të nënshkruar Deklaratën e Pasurisë, sipas Aneksit 2 të këtij ligji.

c) të mos ketë patur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe të dorëzojë të nënshkruar Deklaratën për Kontrollin e Figurës, sipas Aneksit 3 të këtij ligji.

ç) të ketë marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme,  sipas legjislacionit në fuqi. 

d) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;

dh) të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret.

e) në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posa?me.

ë) nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, sipas listës së miratuar me vendimin nr. 12, datë 02.04.2015 të Komisionit të Posacëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësië, apo ekspert i propozuar nga grupet parlamentare ose Ministri i Drejtësisë. 

f) të mos jetë nëpunës i kabinetit, sipas shkronjës “ç”, të pikës 1 të nenit 4 të ligjit nr. 152/2013 ““Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, të paktën gjatë katër viteve të fundit përpara momentit të paraqitjes së kërkesës për kandidim dhe as të mos ketë mbajtur pozicion drejtues në një parti politike sipas këtij ligji.

g) të ketë patur një ecuri të kënaqshme gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8.

gj) të dorëzojë të paktën 5 dokumente ligjore të përgatitur prej tij gjatë veprimarisë profesionale, që provojnë aftësitë e tij profesionale dhe gëzimin e treguesve të lartë cilësor të punës.

h) të mos jetë person i përfshirë në krimin e organizuar sipas këtij ligji.

i) të mos jetë më shumë se 60 vjec.

Përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë nen, provohet me dokumentacionin shoqërues të kërkesës të depozituara nga kandidati, si dhe informacioneve zyrtare të marra nga institucione të tjera publike, përfshirë edhe informacionet konfidenciale në lidhje me kandidatët. Nëse pas emërimit vërtetohet se funksionari nuk ka përmbushur ndonjë prej kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë nen, mandati i tij përfundon menjëherë” 

Neni 14 Shpallja e vendeve vakante

Presidenti i Republikës, brenda 7 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji apo nga njoftimi i krijimit të një vendi vakant, njofton publikisht në faqen zyrtare të internetit të Presidentit të Republikës, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend, fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve, duke kërkuar paraqitjen e kërkesës individuale, dokumentacionin e nevojshëm për vërtetimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji, si dhe datën, brenda të cilit subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin për t’u përzgjedhur si anëtarë të KPK, gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit, ose Komisioner Publik. Afati për paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues nuk mund të jetë më pak se 15 ditë. Njoftimi i Presidentit të Republikës për fillimin e procedurës së përzgjedhjes duhet të përmbajë edhe listën e standardizuar të dokumentacionit që provon përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji.

Kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues i saj duhet të dorëzohet në tre kopje. Ajo duhet të përcaktojë vendin vakand për të cilin aplikon kandidati, dhe duhet të shoqërohet me jetëshkrimin profesional, ku ndër të tjera përfshihet edhe të dhënat e kontaktit, postës elektronike zyrtare dhe adresës postare, si dhe të përmbajë një përshkrim të shkurtër mbi arsyet e kandidimit dhe avantazhet e kandidatit. Nëse kandidati aplikon për më shumë se një vend vakand, kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues duhet të dorëzohet vecmas për cdo pozicion. Kërkesa regjistrohet në regjistrin e protokollit të institucionit të Presidentit të Republikës dhe kandidati pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura. Për secilin kandidat krijohet dosja indivuduale e aplikimit, në 3 kopje, për secilin vend vakand.

Brenda 5 ditëve nga regjistrimi i kërkesës, Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës, mund të kërkojë nga kandidati plotësimin e dokumentacionit apo paraqitjen e dokumenteve shtesë për vërtetimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji. Kandidati është i detyruar që të paraqesë dokumentacionin e kërkuar brenda 5 ditëve nga data e njoftimit në postën e tij elektronike zyrtare. Nëse dokumentacioni i kërkuar nuk paraqitet brenda afatit, vlerësimi i kandidatit bëhet me dokumentat dhe informacionet që gjenden në dosjen e tij. Brenda 5 ditëve nga regjistrimi i kërkesës, Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës, mund të kërkojë nga institucione shtetërore, apo persona juridikë ose fizikë, informacion zyrtar ose dokumentacion lidhur me kandidatin dhe vërtetimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji prej tij. Institucioni shtetërorë, apo personat jurdikë ose fizikë janë të detyruar që të paraqesë informacionin ose dokumentacionin e kërkuar brenda 5 ditëve nga data e njoftimit. Nëse informacioni zyrtar ose dokumentacioni i kërkuar nuk paraqitet brenda afatit, vlerësimi i kandidatit bëhet me dokumentat dhe informacionet që gjenden në dosjen e tij.

Pas përfundimit të afateve të përcaktuara në paragrafët 5 dhe 6 të këtij neni, për të gjithë kandidatët, Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës, i përcjell Presidentit të Republikës dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të gjitha dosjet individuale të kandidatëve, si dhe publikon listën e plotë të kandidatëve në faqen zyrtare të internetit, të grupuar sipas secilit pozicion. Presidenti i Republikës deklaron menjëherë përfundimin e procesit të aplikimit dhe fillimin e procedurës së verifikimit të përmbushjes së kritereve formale nga kandidatët.”

Neni 15 Verifikimi formal i kandidatëve 

Presidenti i Republikës shqyrton kërkesën dhe dokumenacionin shoqërues të dorëzuar nga kandidati, dhe verifikon përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Presidenti i Republikës, përveç dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët, apo të siguruar sipas procedurës së parashikuar në paragrafin 6 të nenit 14 të këtij ligji, mund të kërkojë të dhëna ose informacione zyrtare nga çdo institucion shtetëror, në lidhje me kandidatët. Institucioni shtetëror është i detyruar që të paraqesë informacionin ose dokumentacionin e kërkuar brenda 3 ditëve nga data e njoftimit. Këto akte bëhen pjesë e dosjes së kandidatit dhe trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat dhe informacionet zyrtare mund t’i vihen në dispozicion kandidatit, mbi bazën e një kërkese të arsyetuar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar. Në rast se përhapja e informacionit apo dokumenteve cenon informacionin e klasifikuar sekret apo sigurinë publike, atëherë Presidenti i Republikës, pasi njihet me to, nuk i përfshin në dosjen individuale të kandidatit dhe është i detyruar të ruajë konfidencialitetin mbi përmbajtjen e tyre.

Presidenti i Republikës, pasi shqyrton dokumentacionin për secilin kandidat, brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit sipas paragrafit 7 të nenit 14 të këtij ligji, harton një raport me shkrim, ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin prej kandidatëve. Në bazë të analizës së bërë në këtë raport, Presidenti i Republikës dekreton listën me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale dhe listën me kandidatët të cilët nuk plotësojnë kriteret formale, për secilin pozicion. Raporti dhe dy listat shoqëruese, i dërgohen për njohje Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Nëse Presidenti i Republikës nuk e përfundon procesin e verifikimit formal të kandidatëve, pa shkaqe të arsyshme, brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji apo krijimit të vendit vakant, që konsiderohet edhe si momenti ku fillon të llogaritet afati i përcaktuar në fjalinë e fundit, të pikës 6, të nenit C, të Aneksit të Kushtetutës, atëherë kompetenca i kalon Avokatit të Popullit. Presidenti i Republikës, në ushtrimin e funksionit sipas këtij neni, bashkëpunon dhe mbështet Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojë atij ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive për monitorimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë procesit.

Neni 16 Dërgimi i akteve Kuvendit

Një Komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Vlerësimi kryhet nëpërmjet verifikimit të dokumentacionit që ndodhet në dosjen individuale të kandidatit të përcjella nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës sipas paragrafit 7 të nenit 14 të këtij ligji, si dhe informacioneve zyrtare apo dokumenteve zyrtare që disponohen apo sigurohen prej vetë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Komisioni njihet edhe me raportin dhe dy listat shoqëruese të dërguara nga Presidenti i Republikës sipas nenit 15 të këtij ligji.

Pas vlerësimit të kandidatëve nëpërmjet shqyrtimit të informacionit sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, Komisioni i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, jo më vonë se 14 ditëve nga marrja e raportit dhe dy listave shoqëruese sipas nenit 15 të këtij ligji, i përcjell Presidentit të Republikës:

a) rekomandimin e detajuar dhe të arsyetuar me shkrim për secilin kandidat, sipas vlerësimit të bërë për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligj, i cili përfshihet edhe në dosjen individuale të kandidatit;

b) informacionet zyrtare apo dokumentet zyrtare që janë disponuar apo siguruar prej vetë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gjatë procesit të vlerësimit.

Informacioni apo dukumentet e përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 3 të këtij neni përfshihen në dosjen individuale të kandidatit, për aq sa nuk cenojnë sigurinë e informacionit të klasifikuar sekret. Dokumentet dhe informacionet zyrtare mund t’i vihen në dispozicion kandidatit, mbi bazën e një kërkese të arsyetuar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar. Në rast se përhapja e informacionit apo dokumenteve cenon informacionin e klasifikuar sekret apo sigurinë publike, atëherë Presidenti i Republikës, pasi njihet me to, nuk i përfshin në dosjen individuale të kandidatit dhe është i detyruar të ruajë konfidencialitetin mbi përmbajtjen e tyre. Presidenti, me kërkesë të anëtarëve të Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandiatëve, mund të informojë vetëm ato mbi përmbajtjen e informacionit. Në këtë rast, anëtarët e Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin mbi përmbajtjen e informacionit.

Presidenti, brenda 5 ditëve nga marrja e rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ia përcjell atë Kuvendit, së bashku me listat e parashikuara në paragrafin 3 të nenit 15 të këtij ligji, me raportit shoqërues me shkrim, si dhe me dosjet individuale të secilit kandidat. Nëse Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetenca brenda afatit, pa shkaqe të arsyeshme, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Listat e përcaktuara në pikën 5 të këtij neni, së bashku me raportin me shkrim dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, publikohen në faqen zyrtare të internetit të Presidentit të Republikës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ruajtjen e informacionit të klasifikuar.

Cdo kandidat ka të drejtë të bëjë ankim, brenda 3 ditëve nga publikimi i listave sipas pikës 6 të këtij neni, pranë Komisionit Parlamentar Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, ku argumenton dhe dokumenton pasaktësinë e mos përfshirjes së tij në listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë ligj. Ankimet administrohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili ia përcjell ato secilit prej anëtarëve të Komisionit Parlamentar Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, menjëherë pas emërimit të tyre nga Kuvendi.

Procesi i mëtejshëm i përzgjedhjes dhe emërimit të funksionarëve të organeve të rivlerësimit bëhet nga Kuvendi ose organet e tij, sipas kompetencave të parashikuara në këtë ligj. Kuvendi, ose organet e tij, në ushtrimin e funksioneve sipas këtij ligji, janë të detyruar që të bashkëpunojnë dhe mbështesin Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojë atij ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive për monitorimin dhe mbikëqyrjen e të gjithë procesit.

Neni 17 Verifikimi i kandidatëve nga Komisioni Parlamentar Ad Hoc

Kryetari i Kuvendit brenda ditës që merr në dorëzim dokumentacionin e përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji, njofton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare për krijimin dhe caktimin e përbërjes së Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve. Në këtë njoftim, Kryetari i Kuvendit i kërkon edhe grupeve parlamentare të shumicës dhe pakicës parlamentare që të dërgojnë deri ditën e nesërme të njoftimit, propozimet e tyre për përbërjen e Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve. Kuvendi, brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes në dorëzim nga Kryetari i Kuvendit të dokumentacionit të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji, miraton krijimin dhe përbërjen e Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, i cili përbëhet nga gjashtë anëtarë, të propozuar tre nga grupet parlamentare të shumicës dhe tre nga grupet parlamentare të pakicës. Kryetari i Kuvendit, brenda ditës së nesërme nga krijimi i Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, i përcjell secilit prej anëtarëve të tij, dokumentacionin e plotë të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji.

Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve, shqyrton ankimet e ardhura dhe dokumentacionin e plotë të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji. Pas këtij shqyrtimi dhe pas zhvillimit të një seance dëgjimore me kandidatët që kanë paraqitur ankim, brenda 10 ditëve nga data e vendimit të krijimit të tij, Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve vendos:

a) me 4 vota pro të anëtarëve të tij, përfshirjen e një kandidati nga lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret formale, tek lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale. Ky vendim duhet të jetë i arsyetuar dhe duhet të bëhet publik.

b) me 5 vota pro të anëtarëve të tij, përfshirjen e një kandidati nga lista e kandidatëve të rekomanduar në mënyrë të arsyetuar me shkrim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, tek lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale. Ky vendim duhet të jetë i arsyetuar dhe duhet të bëhet publik.

Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, së bashku me shtesat e vendosura nga Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve sipas rregullave të përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni, është e vetmja listë e kandidatëve që dërgohet për votim.

Komisioni Ad Hoc i verifikimit të kandidatëve, brenda 10 ditëve nga krijimi i tij, i përcjell vetëm listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, të ndara sipas pozicionit të aplikimit, të shoqëruar me dokumentacionin e plotë të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji vetëm për këto kandidatë, respektivisht secilit prej anëtarëve të Komisioneve Ad Hoc të përzgjedhjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit merr masat e nevojshme për dokumentimin e veprimtarisë së Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve, si dhe cakton personel mbështetës për të ndihmuar dhe siguruar mbarëvajtjen e punës së komisionit, si dhe krijimin e kushteve të nevojshme logjistike për veprimtarinë normale të tij. 

Neni 18 Komisioni Parlamentar Ad Hoc i përzgjedhjes

Kryetari i Kuvendit brenda 3 ditëve nga marrja në dorëzim e dokumentacionit të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 16 të këtij ligji, njofton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare për krijimin dhe caktimin e përbërjes së dy Komisioneve Ad Hoc të përzgjedhjes. Në këtë njoftim, Kryetari i Kuvendit i kërkon edhe grupeve parlamentare të shumicës dhe pakicës parlamentare që të dërgojnë brenda dy ditëve nga data e njoftimit, propozimet e tyre për përbërjen e të dy Komisioneve Ad Hoc të përzgjedhjes.

Kuvendi, brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit të përcaktuar në fjalinë e dytë të pikës 1 të këtij neni, miraton krijimin dhe përbërjen e dy Komisioneve Ad Hoc të përzgjedhjes, të cilët përbëhen respektivisht nga:

a) 12 anëtarë, të propozuar gjashtë nga grupet parlamentare të shumicës dhe gjahtë nga grupet parlamentare të pakicës.

b) 6 anëtarë, të propozuar tre nga grupet parlamentare të shumicës dhe tre nga grupet parlamentare të pakicës.

Një deputet mund të jetë anëtar vetëm në njërin nga Komisionet Ad Hoc të përzgjedhjes. Anëtarët e Komisionit Ad Hoc të verifikimit të kandidatëve nuk kanë pengesë për të qenë edhe anëtarë në një nga Komisionet Ad Hoc të përzgjedhjes.

Mbledhja e parë e konstituimit të secilit Komision Ad Hoc të përzgjedhjes, duhet të zhvillohet ditën kur merret në dorëzim lista e kandidatëve për votim. Në këtë mbledhje, miratohet edhe kalendari i zhvillimit të seancave dëgjimore me kandidatët, si dhe ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për njoftimin e kandidatëve. Komisioni Ad Hoc i përzgjedhjes, brenda 20 ditëve nga konstituimi, shqyrton meritën e cdo kandidature dhe organizon seancat dëgjimore publike me secilin kandidat. Brenda 30 ditëve nga konstituimi i tij, Komisioni Ad Hoc i përzgjedhjes, zhvillon procedurën e votimit të kandidatëve. 

Neni 19 Procesi i votimit nga Komisioni Parlamentar Ad Hoc i përzgjedhjes 

Procedura e votimit bëhet nëpërmjet një sistemi elektronik , i cili garanton në mënyrë të njëkohshme parimet e mëposhtme:

a) fshehtësinë e votës dhe pamundësinë e identifikimit apo individualizimit të saj në të ardhmen;

b) mundësinë që një anëtar të ketë të drejtën e vetëm një vote, për cdo proces votimi;

c) pamundësinë e përzgjedhjes së një kandidati të përfshirë në procesin individual të votimit, nga më shumë se një anëtar. Nëse një kandidat është përzgjedhur më shpejt në kohë nga njëri prej anëtarëve, atëherë sistemi elektronik duhet të pamundësojë zgjdhjen e tij nga një anëtar tjetër në atë proces votimi.

ç) hapjen e sistemit të votimit në mënyrë të njëkohshme për secilin anëtar dhe mbylljen e tij vetëm pasi të kenë votuar të gjithë anëtarët. 

d) gjenerimin automatik të rezultatit të votimit për secilin kandidat dhe pamundësinë e ndryshimit të tij, pas mbylljes së procesit të votimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat