Sot mblidhet komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Sot mblidhet komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 10:00
Komisioni pë Reformë në drejtësi

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi pritet të mblidhet sot për t’u njohur me propozimet që grupi i ekspertëve do të ketë rreth opinioneve që misionet EURALIUS dhe OPDAT, dhanë për vërejtjet e Partisë Demokratike ndaj ligjit “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si Vetingu.

Mbledhja e parashikuar për dje, pason atë të një jave më parë, ku ekspertët ndërkombëtarë paraqitën qëndrimet e tyre për vlerësimet e opozitës për ligjin në fjalë.

Pas kësaj mbledhje, ekspertët e EURALIUS, përmes një deklarate bënë të ditur, se kishin rënë dakord për disa prej vërejtjeve të opozitës, kryesisht për riformulim të neneve të caktuara, por ata vlerësuan se do t’i qëndrojnë dokumentit ekzistues.

Sipas EURALIUS, roli i monitoruesve ndërkombëtarë nuk duhet të reduktohet për sa i përket Vetingut dhe se bazë për vlerësimin e gjyqtarëve duhet të jenë dosjet e ILDKP-së.

Po ashtu sot do të mbahet edhe konferenca e kryetarëve, për të vendosur datat e thirrjes së seancave, ku do duhet të miratohen tre nga 7 projektligjet mbështetëse të paketës kushtetuese, e miratuar më 21 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat