Britanikja “Daily Mail”: Shqipëria, “ferri” i arinjve

Shqipëria

Britanikja “Daily Mail”: Shqipëria, “ferri” i arinjve

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 09:18
Arinjtë

Tabloidi prestigjioz britanik “Daily Mail” ka pasqyruar se si trajtohen arinjtë e murmë në Shqipëri, të cilët mbahen të lidhur me zinxhirë, vendosen në kafazë të vegjël dhe përdoren si atraksione për turistët për të bërë fotografi.

Tabloidi britanik shkruan gjithashtu se grupi ndërkombëtar “Four Paës” ka nisur një peticion, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare për të mbrojtur arinjtë e vendit.

“Daily Mail” ka publikuar edhe disa fotografi, se si trajtohen këta arinj në vendin tonë. Në zona dhe ambiente të ndryshme, në shumicën e rasteve, këto kafshë që janë mbreti i pyjeve europiane, pavarësisht madhësisë dhe moshës së tyre mbahen të mbyllyr në kafaze qensh.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat