Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 07:53
Moti

Deri në mesditë, pjesa më e madhe e vendit dominohet nga alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa e gjithë zona malore shqiptare do të mbetet me vranësira e shira të dobët. Pjesa e dytë e ditës do të largojë gradualisht vranësirat nga bregdeti dhe zona e ulët ndërsa zonat malore lindore dhe juglindore do të mbeten me vranësira dhe shira deri në orët e mesnatës.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 3 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa një rënie më e lehtë, pritet për temperaturat e mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, duke arritur shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor dhe për pasojë, në brigjet detare do të ketë dallgëzim 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat