Kandidati socialist për Dibrën u kërkon të rinjve mos të bien pre e provokimeve

Shqipëria

Kandidati socialist për Dibrën u kërkon të rinjve mos të bien pre e provokimeve

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:14
Foto nga vendi ngjarjes

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharrem Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Peshkopisë.

Rama theksoi para të rinjve që të votojnë të lirë, me dinjitet dhe në mënyrë demokratike. ”Nuk duhet të bini pre e asnjë provokimi nga kampi kundërshtar sepse ata po e ndjejnë humbjen e thellë”, u shpreh kandidati socialist.

Ai tha se rinia ka mendime të vyera për zhvillimin e Bashkisë, zhvillimin e ekonomisë dhe zhvillimin e Dibrës. Rama tha se rinia dibrane do të bëjë zgjedhjet e duhur për të realizuar një fitore të thellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat