Një jaht i rrallë viziton brigjet e Sarandës

Shqipëria

Një jaht i rrallë viziton brigjet e Sarandës

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:54
Jaht

Një tjetër jaht i rrallë viziton brigjet në jug të Shqipërisë.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Bregdetit, Auron Tare, njofton për ATSH-në se, Waltons, një nga familjet amerikane më të pasura në planet, pronarët e rrjetit të supermarketeve “Wallmart” kanë bërë një vizitë disa orëshe në  qytetin antik të  Butrintit.

Jahti Troyanda, ka ankoruar në ujërat shqiptare për një ditë ku anëtarët e kësaj familje tepër të njohur, janë parë të drejtohen për nga Butrinti dhe u shoqëruan nga Auron Tare, një  njohës i mirë i këtij qyteti antik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat