Shtyhet mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Shtyhet mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 10:10
Komisioni pë Reformë në drejtësi

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Mbledhja e parashikuar për ditën e sotme është shtyrë për nesër në orën 10:00. Anëtarët e Komisionit të Posaçëm do të njihen me propozimet e ekspertëve të reformës lidhur me vërejtjet e EURALIUS-it dhe OPDAT-it mbi opinionet e Partisë Demokratike mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose siç njihet ndryshe vetingu.

Në mbledhje pritet që të diskutohet edhe ligji për organizimin e gjyqësorit dhe strukturën e posaçme antikorrupsion. Në këtë mbledhje pritet që të përcaktohet nëse do të ketë seancë plenare javën e ardhshme për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mungesa e të cilit bëri të pamundur hedhjen e shortit për ngritjen e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kuvendi ka dy data në dispozicion për thirrjen e seancës: 25 dhe 29 gushtin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat