Zjarr i fuqishëm në Mirditë, rrezikohen banesat

Shqipëria

Zjarr i fuqishëm në Mirditë, rrezikohen banesat

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 18:07
Ilustrim

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Njësitë Administrative të Oroshit, në Mirditë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë në lagjen Kullagji të Repsit.

Deri tani janë djegur 3 ha pyje. Zjarrfikësit e kanë të pamundur për të ndërhyrë për shkak të terrenit të thyer.

Në zonë ka mbërritur edhe prefekti i Lezhës Eduart Ndreca dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Altin Jaku, të cilët po koordinojnë veprimet për të minimizuar rrezikun. Aktualisht në zonë janë dislokiar disa forca ushtrie ndërsa të tjera po u shkojnë në ndihmë ndërsa është aktivizuar për shuarjen e zjarrit edhe një helikopter.

Zjarri favorizohet nga era duke vënë në rrezik banesat në lagjet Letaj dhe Sukagji. Ushtria dhe helikopteri po lokalizjonë vatrën dhe po punojnë për shuarjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat