Policia “sqaron” grushtat e policit në Shëngjin, ka arrestuar qytetarin

Shqipëria

Policia “sqaron” grushtat e policit në Shëngjin, ka arrestuar qytetarin

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:52
Policia e shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej një polic duke grushtuar qytetarin.

Policia thotë se për këtë ngjarje është arrestuar gjatë ditës së sotme shtetasi Blerti Kola, 27 vjeç, banues në  Lezhë, si dhe po punohet për kapjen dhe të  vëllait të tij shtetasit Daniel Kola, 30 vjeç, banues në Lezhë.

Megjithatë policia ka një tjetër version nga ajo çfarë duket në videon e publikuar.

Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Lezhë thuhes se “këta 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin tip “Rover” në rrugën  Shëngjin-Lezhë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhërit si dhe kanë ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, inspektorin A.B., i cili  pasi ka marrë ndihmen e nevojshme në spitalin e Lezhës është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën”. 

Vepra penale “Goditje për shkak të detyres” në bashkëpunim, parashikohet nga neni 237 e 25 i Kodit Penal.

Sa i takon videos, Policia e Shtetit bën me dije se Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë verifikimet për veprimet e punonjësit të policisë rrugore, si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të ambienteve përreth për të siguruar videon e plotë te ngjarjes.

Policia e Shtetit bën me dije nga ana tjetër, se goditja e punonjësit të policisë është vepër penale dhe çdo punonjës policie , në bazë të nenit 133 të ligjit 108/2014  “Për policinë e shtetit”  ka tagrin të reagojë, duke përdorur forcen, ndaj çdo shtetasi që e godet atë për shkak të detyrës.

Megjithatë ndryshe nga pretendimet e policisë, pamjet filmike të publikuara nuk tregojnë asnjë lloj agresioni të qytetarit.

Aty shihet qartë polici që shemb përtokë qytetarin me grusht turinjve. Mundësia mbetet e hapur vetëm për provokim me atë të ofendimeve nga ana e qytetarit, por jo goditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat