PD, Zhupa: S’ndalet ndërtimi pa leje i Sadri Abazit

Shqipëria

PD, Zhupa: S’ndalet ndërtimi pa leje i Sadri Abazit

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:34
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se, “dhe pas denoncimit publik, dhe pas denoncimit nga banorët e zonës, një kat i tërë me qindra metra katrorë në zemër të Tiranës, vazhdon të ndërtohet pa leje me bekimin e Edi Ramës. Kjo shkelje haptazi e ligjit ndodh çdo ditë prej të paktën një jave, dhe ligji nuk e zë oligarkun e Edi Ramës, Sadri Abazi”.

“Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh. Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim”, tha Zhupa.

“Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me cdo cmim. Dhe kjo do ndodhë shumë shpejt. ?‎ Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, tha Zhupa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat