Manjani: Kushtetuta projektoi një gjyqësor mbi çdo pushtet tjetër

Shqipëria

Manjani: Kushtetuta projektoi një gjyqësor mbi çdo pushtet tjetër

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 14:36
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një koment lidhur me reformën në drejtësi. Ai shkruan në “Twitter” se Kushtetuta ka projektuar një gjyqësor, që është mbi çdo pushtet tjetër. “Kushtetuta projektoi një gjyqësor mbi çdo pushtet tjetër. Tani duhet thjesht ta zbatojmë këtë projekt duke filluar me miratimin e ligjeve!”, shkruan Manjani.

Ditën e martë do të mblidhet edhe konferenca e kryetarëve për të përcaktuar datën e mbledhjes së Kuvendit për të miratuar 7 ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat