Policia e Kukësit jep njoftimin më të çuditshëm, ja pse e ka arrestuar këtë bari

Shqipëria

Policia e Kukësit jep njoftimin më të çuditshëm, ja pse e ka arrestuar këtë bari

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 23:29
ilustrim

Në njoftimin për mediat që ka dhënë policia e Kukësit, ka njoftuar arrestimin e shtetasit Xh.H., 47-vjeç, banues në Dibër.

Arsyeja e arrestimit është se Xh.H.-së i është gjetur në automjetin e tij tip Benz 6 krerë viça dhe 40 qengja pa dokument shoqërues.  

“Drejtoria Vendore e Policisë Kukës Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar Më datë 19.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Xh.H, vjeç 47, banuese në Draj-Reç, Dibër, pasi dyshohet se rreth orës 21:35, në mjetin tip “Benz”, iu gjetën 6 krerë viça e 40 qengja, pa dokument shoqërues. Neni 180 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat