Rama mbaron pushimet, kthehet në Tiranë

Shqipëria

Rama mbaron pushimet, kthehet në Tiranë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 17:26
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” një foto me anë të së cilës njofton përfundimin e pushimeve.

“Mirupafshim Jon, po kthehemi në Tiranë...”, shkruan Rama, ndërsa bashkëngjitur poston një foto në të cilën shfaqet së bashku me djalin e vogël dhe bashkëshorten Linda.

Rikthimi i Ramës në kryeqytet përkon me një javë të ngjeshur me aktivitet politik.

Të hënën, Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi do të diskutojë propozimet e ekspertëve lidhur me çështjen e vetingut, ndërsa të martën, Konferenca e Kryetarëve pritet të përcaktojë datën e seancës kur ky ligj do të kalojë për votim.

Image
“Mirupafshim Jon, po kthehemi në Tiranë...”, shkruan Rama.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat