“Vetting”-u, Meta thërret të martën konferencën e kryetarëve

Shqipëria

“Vetting”-u, Meta thërret të martën konferencën e kryetarëve

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 10:30
Komisioni pë Reformë në drejtësi

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, pritet të thërrasë ditën e martë në orën 18:00 Konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën e votimit të ligjit të “Vetting”-ut për reformën në drejtësi.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se Meta do të presë krerët e grupeve parlamentare një ditë pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm.

Pak ditë më parë, kryeparlamentari tha se brenda muajit gusht do të mbledhë jë seancë të jshtëzakonshme parlamentare për të votuar ligjin e “Vetting”-ut dhe ligjet e tjera që më pas do t’i hapin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat