U akuzua se masakroi me skaf turistin rus, gjykata liron biznesmenin

Shqipëria

U akuzua se masakroi me skaf turistin rus, gjykata liron biznesmenin

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 19:41
Fatmir Kuçi

Gjykata e Apelit ka liruar biznesmenin Fatmir Kuçi, të akuzuar se ka aksidentuar rëndë turistin rus që humbi jetën në Livadh para disa javësh.

Kështu, Apeli argumenton se ndaj biznesmenit Kuçi nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se ka qenë ai që e ka aksidentuar turistin. Gjithashtu, Apeli argumenton se Kuçi nuk përbën rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe se nuk ka rrezik që ai të arratiset gjatë procesit gjyqësor. Gjykata thotë se Kuçi nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë dhe ka kërkuar hetim dhe zbardhje të ngjarjes.

Vetë Fatmir Kuçi pretendon se e ka gjetur të aksidentuar dhe thjesht ka tentuar ta ndihmojë. Në këtë mënyrë, Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, duke caktuar detyrim paraqitjeje për Fatmir Kuçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat