Ardian Bali merr detyrën e Komandantit të Komandës Mbështetëse

Shqipëria

Ardian Bali merr detyrën e Komandantit të Komandës Mbështetëse

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 23:51
Ardian Bali

Merr detyrën e Komandanti i ri i Komandës Mbështetëse , Ardian Bali.

Në ceremoninë zyrtare të organizuar në ambjentet e Komandës Mbështetëse në Vaqarr morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantët e forcave, efektivë të KM etj.

Gjatë fjalës së saj Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi rolin e Komandës Mbështetëse, ndërsa i cilësoi Forcat e Armatosura një ushtri brenda NATO-s.

Kodheli: “Ju jeni themeli i FA ashtu siç është themeli i çdo shtëpie, themel, i cili sa më i fortë të jetë aq më i madh është besimi se ngrehina nuk bie.Këtë e keni bërë me përkushtim dhe me besim të plotë se po bëni çdo gjë të mirë për qytetarët shqiptarë dhe për vendin”.E keni bërë me besim të plotë të misionit fisnik që ka FA, mison i cili nuk është i shkruajtur vetëm në rreshtat e Kushtetutës, por mision që është i shkruajtur në betimin që keni bërë kur keni veshur këtë devizë”.

Kodheli shprehu angazhimin dhe mbështetjen e saj institucionale për punën e Forcave të Armatosura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat