KQZ-ja i jep mandatin Dhurata Çupit

Shqipëria

KQZ-ja i jep mandatin Dhurata Çupit

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 13:57
Dhurata Çupi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e deputetes zonjës Dhurata Çupi. Sipas listës emërore, Çupi zë vendin e lënë vakant nga deputeti Sherefedin Shehu, i cili do të garojë për kreun e Bashkisë së Dibrës.

Çupi bëhet deputetja e 32-të femër në Kuvendin e Shqipërisë.

Po sot, KQZ-ja miratoi edhe sasinë e fletëve të votimit që do të përdoren në procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër. 58 158 fletë votimi do të prodhohen për t’u shpërndarë më pas në 118 qendra votimi.

Dibranët do të shkojnë në kutitë e votimit për kreun e ri të bashkisë në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat