Presidenti Nishani nuk do të hedhë shortin për anëtarët e KED

Shqipëria

Presidenti Nishani nuk do të hedhë shortin për anëtarët e KED

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 11:25
Bujar Nishani

Presidenca deklaron se nuk mund të organizojë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Përmes një deklarate për mediat theksohet se “procesi i përzgjedhjes do të ishte joefektiv, përsa kohë nuk është e qartë se kur do të miratohen ligjet e referuara.”

Ne njeoftim theksohet se “Duke marrë në konsideratë që Këshilli e Emërimeve në Drejtësi është një nga organet më të rëndësishme në hierarkinë e organeve të pavarura në drejtësi, Kushtetuta ka pasur si qëllim që të përzgjidhen kandidatët me cilësitë më të larta dhe për të respektuar parimin e kushtetutshmërisë funksionale, çmoj se në mungesë të kritereve të tjera që do të përcaktohen me Ligj, Presidenti i Republikës e ka të pamundur të organizojë shortin dhe aq më tepër të përzgjedhë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.”

Kreu i shtetit thotë se “në pozitën e Presidentit të Republikës vlerësoj se nuk mund të ushtroj të drejtën e përzgjedhjes me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përsa kohë mungon ligji i posaçëm që përcakton kriteret e tjera për kualifikimin e kandidatëve që do t’i nënshtrohen shortit. Afatet e vendosura nuk mund të respektohen dhe çmoj se dispozitat përkatëse të Kushtetutës duhet të rishihen, referuar edhe ligjeve të tjera referuese që do të miratohen.”

Gjithashtu, Presidenti i Republikës gjen rastin edhe një herë, t’u bëjë thirrje palëve politike që të angazhohen për të arritur sa më parë konsensusin për të miratuar ligjet e tjera të posaçme, pa të cilat Kushtetuta e ndryshuar nuk mund të zbatohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat