Dekorohet Prishtina në nder të Joe Biden

Aktuale

Dekorohet Prishtina në nder të Joe Biden

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 09:55
Sheshi në Prishtinë

Sot pasdite pritet të mbërrijë në Kosovë, Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili të mërkurën pritet t’i zhvillojë disa takime zyrtare me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

Për nder të tij, sheshet kryesore të kryeqytetin kanë filluar të dekorohen si rëndomë për vizita të tilla me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkrah atyre të Kosovës.

Kjo vizitë ndërkaq, nga mediat e huaja, është cilësuar si vizitë lamtumirëse nga Zv/presidenti Biden pasi që në fund të vitit në SHBA do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë Hillary Clinton nga Demokratët dhe Donald Trump nga Republikanët

Ndërkaq, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden, do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden, III, në fshatin Sojevë.

Zëvendëspresidenti Biden do të vizitojë edhe Serbinë, ku pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat