Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 08:06
Moti

Gjatë orëve të paradites, i gjithë vendi ynë nesër do të dominohet nga moti i kthjellët, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta në zonat malore lindore.

Parashikohet që dhe pasditja të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në zonat e ulta dhe bregdetare, ndërsa e gjithë zona malore do të dominohet nga vranësira më të dendura.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale ndërsa maksimalet nuk do të kenë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në  2 - 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat